DURRES - Në qytetin e Durrësit, pranë vendit të quajtur ura e Dajlanit ka ndodhur një aksident rrugor në orën 16:50 këtë të premte.

Drejtuesi i automjetit G.T 41 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar automjetin tip "Opel" me targa AA156NN ka përplasur një këmbësor me inicialet P.K 50 vjeç, banues në Durrës.

 

Ndërkohë, forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici. Këmbësori ka ngelur i plagosur rëndë nga përplasja dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Durrësit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com