DURRËS-Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Sukth si pasojë e një aksidenti.

Viktima është G.H. 52 vjeç. Policia njofton se 52-vjeçari ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga një makinë tip Toyata në aksin rrugor Tiranë - Durrës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.