Një fotografi që tregon makinën e përfshirë nga flakët është dëshmi e problemit që kompania ka me bateritë e këtij produkti.
Samsung ka kërkuar që 2,5 milionë Samsung Mobile Note 7, të kontrollohen dhe në rast nevoje të zëvendësohen për të shmangur të gjitha rrezikshmëritë që mund të shkaktojnë.
Fotografitë e shpërthimit të fundit janë postuar nga Nathan Dornacher, i cili sapo u kthye në shtëpi pas një shëtitje me familjen pa Jeep-in që po digjej.
“ U drejtova për tek makina që të merrja celularin që po karikohej, sepse në shtëpi unë dhe gruaja ime gjithnjë “luftojmë” për radhën, por sapo hapa derën e makinës flakët u përhapën menjëherë”, është shprehur Dornacher.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com