PEQIN- Një punonjës i bashkisë së Peqinit ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga pema, gjatë momentit kur po i krasiste.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm (19 shkurt) kur Faik Rronci, 58 vjeç, banues në Peqin, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen "Xhami", është rrëzuar aksidentalisht.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.