Po krijohet grup i ri deputetësh anti-SHBA?

Po krijohet grup i ri deputetësh anti-SHBA?

Selia e PD

Përcaktimi i strategjisë që duhet të ndjekë opozita në zhvillimet e tanishme në Kuvend ishin objekti i mbjedhjes së fundit të kryesisë që grupit parlamentar të PD. Për vetë kohën e limituar në dispozicion duhen përcaktuar qëndrimet që duhet të mbajë për ligje e inisiativat e maxhorancës, që shkojnë përtej zhvillimeve normale. Rasti konkret është ai për shtyrjen e afateve për vetingun dhe që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Për ta kaluar ndryshime të tilla duhen 94 vota çka e bën të detyrueshme një dakortësi midis maxhorancës dhe opozitës për bashkimin e votave që të mundësojnë prekjen e kushtetutës. Por zhvillimet që kanë ndodhur brenda PD dhe situata konfliktuale dhe midis drejtuesve të partisë duket se e ka nxjerrë nga shinat veprimtarinë normale të operimit të opozitës.

Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të PD në parlament pasi debate brenda kryesisë së grupit devijoi në çështje të tjera. E gjithë kjo e fut në një paqartësi të gjithë procesin që bëhet për shtyrjen e vetingut dhe që ka të tjerë sponsorë që e mbështesin. Ligji në fjalë dhe që do të prekë kushtetutën nuk ish projekt i maxhoranës por i vetë faktorit ndërkombëtar, që kanë sponsorizuar reformën në drejtësi përgjithësisht, dhe që nuk e kanë fshehur se kërkojnë mbështetjen e të gjitha partive politike parlamentare për ndryshimet që duhet të bëhen.

Maxhoranca, duke operuar me shpejtësi dhe duke shprehur gadishmërinë ka bërë të qartë pozicionimin e saj dhe se është në të njëjtën gjatësi vale me ndërkombëtarët. Nga ana e opozitës, dhe vëçanërisht nga ana e PD, nuk ka patur një piozicionim të qartë dhe pa ekuivok për qëndrimin që do të mbajnë. Pra nëse votat e tyre do ti bashkohen maxhorancës për ndryshimet që kërkojnë dhe ndërkombëtarët, apo do të vijojnë të jenë refraktarë.

Ky qëndim pritej të qartësohej në mbledhjen e djeshme të kryesisë së grupit parlamentar, por në rradhët e demokratëve ka ende shumë kakofoni si pasojë e debatit që ka hapur çështja Berisha. Fillimisht në mbledhje, qëndrimi se si do të jetë strategjia e PD në parlament mund të përmblidhet me deklaratën e Alibeajt se opozita duhet të vijojë të bëjë të qartë se “Rama është e keqja më e madhe për shqiptarët”. Nëse do marrim për bazë vetëm këtë deklaratë, atëhere mund të dekriptosh se qëndrimi i PD do të jetë mosbashkëpunimi dhe se nuk mund të bashkojë votat e saj me një projekt që paraqitet nga maxhoranca e Ramës. Pavarësisht se kjo mund të ftohë më tej marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët.  Kjo do të binte ndesh ama me atë çka ka tentuar të përcellë së fundmi kreu i PD Basha, sidomos pas përcaktimit të qëndrimit të tij lidhur me Berishën dhe shkëputjen e tij nga grupi parlamentar.

Gjithësesi përcaktimi i qëndrimit të deputetëve të PD mbetet i paqartë. Kjo edhe pse objekti i mbledhjes së grupit u devijua nga deputeti Noka, që riktheu debatin me Bashën mbi qëndrimin ndaj Berishës. Duket se çështja Berisha do të vijojë të turbullojë për një kohë të gjatë zhvillimet në PD aq sa do ti marrë energji dhe debat të panevojëshëm një partie që ka nevojë të riorganizohet e të rikuperojë nga plagët e marra. Por, duke iu rikthyer debatit me Nokën, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen një deklaratë e Bashës gjatë mbledhjes së kryesisë se ai “nuk do të lejojë krijimin e një grupi deputetësh anti- SHBA”. Zhvillimet duken të papritura pra.

Brenda PD nuk paska vetëm debat por që mund të shkohet shumë më tepër se kaq. Këtë mund të nënkuptosh nga deklarata e Bashës, dhe e gjitha kjo jo si rezultat i zhvillimeve normale dhe kunkuruese brenda një partie, por prej aktorësh të fuqishëm dikur dhe që duan ende të tregojnë forcë. Lëvizja e Berishës mund të prodhojë pikërisht këtë efekt, pra jo thjesht një lëvizje kundër Bashës, por në pamundësi për ta ulur nga froni, mund të cojë në një çarje, sado që me gravitet të dobët politik. Shkëputja nga familja e PD e atyre deputetëve që mbështesin Berishën, sidoqoftë do të ish një numër i kufizuar, pasi askush nuk do të dëshironte të mbyllë karrierën politike me ngarkesën e antiamerikanizmit sado e madhe të jetë dashuria për Berishën. Duket se ku është dhe argumenti më i fortë i Bashës për ta mbajtur në kontroll sitruatën në PD dhe për të mbyllur debatin se kush ka më pak dëm, atvrasja apo vetvrasja politike.

Në të gjitha rastet zhvillimet në PD nuk mund të kushtëzojnë axhendat e tjera që ka vendi dhe parlamenti. Ilaci më i mirë për kapërcyer dobësitë është optimizmi dhe këmbënguklja për të ecur para. Ndaj dhe PD është më mirë që të vijojë në rrugën e saj e të marrë përgjegjësistë që ka, qoftë edhe si opozitë, sesa të mbetet në batakun e debateve të brendshme me eposin e bëmave të personazheve të së shkuarës./ Fjala.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur