Po kryenin punime me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumit Mat, IKMT sekuestron 4 fadroma në Milot

Mbrëmjen e djeshme në Milot Inspektoriati Kobëtar i Mbrotjes së Territorit ka sekuestruar 4 automjete të tipit ‘fadromë’ të cilat po kryenin ndërhyrje në lumin Mat me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.

E pranishme për sekuestrimin ishte edhe policia e cila mbërriti në vendngjarje pas marrjes së informacionit se disa fadroma po kryenin ndërhyrje me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratet e lumenjve.

Aksione të tilla nga IKMT në këtë zonë ka pasur edhe një muaj më parë pranë urës së Drashovicës si dhe një javë më parë po në Milot si pasojë e të cilave janë sekuestruar dy automjete tip ‘fadrome’ që po kryenin ndërhyrje në grykëderdhje të lumit Mat.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal