Po kthehej nga spitali për në fshat, bie në kanal 60-vjeçari, do niset drejt Infektivit, rezultoi me COVID

BERAT- Një 60-vjeçar nga fshati Veterrik në Berati ka rënë në një kanal rreth 10 metër të thellë, gjatë rrugës së kthimit për në fshat. Arben Qorri mësohet se kishte shkuar në Spitalin Rajonal Berat për të kryer disa ekzaminime dhe kishte rezultuar "pozitiv" me COVID-19.

Pas mjekimeve të marra, ai ishte duke u kthyer në këmbë drejt fshatit Veterrik, por në dalje të qytetit ai ka rënë në kanalin që ndodhet përgjatë brigjeve të lumit Osum, në afërsi të Urës së Re. Mendohet se ka qenë një ulje e tensionit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ajo që ka sjellë edhe rënien e tij në kanalin që fatmirësisht nuk ishte me ujë për ta përcjellë në lumin Osum.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e kanë parë 60-vjeçarin në kanal pa ndjenja dhe kanë njoftuar Repartin Zjarrfikës dhe policinë. Arben Qorri është nxjerrë nga kanali dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe aktualisht ai ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve në Repartin e Urgjencës.

Burimet spitalore bëjnë me dije se 60-vjeçari ka pësuar faktuara të shumta në duar, këmbë e trup për shkak të rrëzimit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve që do kryhen, mjekët kanë deklaruar se do ta transportojnë në Repartin COVID, kur edhe do të kurohet në vazhdimësi për shkak se analizat e tij kanë konfirmuar se është "pozitiv". 

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?