Kryeministri Edi Rama teksa po kthehej nga vizita e tij 2-ditore në Turqi, ka fotografuar nga avioni lagjen e re në Fushë-Krujë.

“Mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë, duke u kthyer nga Stambolli për Tiranë”, shkruan përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook.

 Lagja e re e rindërtuar në Fushë-Krujë, po strehon familje të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar, po kthehet në Shqipëri, pas përfundimit të vizitës 2-ditore në Turqi.