'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë (VIDEO)

'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë (VIDEO)

Alpet shqiptare

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama fton të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, në Greqi, Angli, Itali dhe Gjermani të marrin pjesë në turin që ai do të zhvillojë në javët në vijim.

Rama do të zhvillojë takime me komunitetin shqiptar në Athinë në datën 12 maj, më 26 do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe do ta mbylli më 16 qershor në Dyseldorf.

Videoja e shpërndarë nga Rama është me pamje nga Shqipëria, nga vendet më të bukura, nën tingujt e këngës së Vaçe Zela ‘Ku ka si ti o Shqipëria ime’ dhe me dëshmi të shumë shqiptarëve dikur emigrant në vendet e Europës, por tani të kthyer në atdhe që po realizojnë ëndrrën e tyre.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/05/2024 03:42

    /Po ku ka si ty o Shqiperia ime?!/-Se nuk ka, prandaj nuk kthehet njeri.

    Përgjigju
  • Saja: 02/05/2024 15:47

    Kush ka 2 gram tru, nuk kthehet kurre ketu.

    Përgjigju
  • Lefter: 02/05/2024 15:45

    Shqiperia po bëhet cdo dite.Ndryshimet duken. Prona problem, gangrene 34 vjecare Ndani certifikatat e pronesie ne bregdetin,nga Plasa deri ne Nivice Bashkia Himarë të te kthehen bijte e bregut

    Përgjigju
  • Sudja: 02/05/2024 14:41

    Kthehuni se vatani ju pret, si Skënderbeu që la perandorinë Osmane dhe u kthye në tokat e të parëve. Ju nuk do sillni krimin, korrupsionin, hajdutllikun, drogën, mashtrimin, propagandën, pastrimin e parave por do i gjeni aty. Mos mendoni se do jeni pronarë të Shqipërisë, vetëm skllevër duan aty. Politikanët ju mirëpresin si gjithmonë me zarfin plot për sekserët e tyre. Pronat tuja i kan shku Venedikut, ju mbetet veç krahu punës.

    Përgjigju
  • Den: 02/05/2024 11:15

    Normal per ty dhe te tjeret qe quhen politiqener Shqiperia e bukur dhe parajse eshte,por pyet ata mijëra te moshuar dhe ata qe ikin me gomone Do te ishe 1000 here me i nderuar qe te mos flisje per kete teme

    Përgjigju
  • Alex: 02/05/2024 10:32

    Sa mire kur pershendet veten me kenge qe ne mengjes. Se vetem ty te shkon kjo kenge. Po te jesh si Enveri e jotja te duket Shqiperia

    Përgjigju
  • I.M: 02/05/2024 10:13

    Të duhet salla plot që t'u tregosh shqiptarëve sa të duan!? I dyti pas Enverit.

    Përgjigju
  • ERMAL LUFO: 02/05/2024 10:03

    RIGJENERIZIMI FILLON ME PENSIONISTET ATA JANE E ARDHMJA

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/05/2024 09:51

    Ma shumë ëndër sesa realitet. Propaganda e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?