VLORË- Një 61-vjeçar me iniciale F.B, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia e Vlorës për kultivim kanabisi.

Policia njofton se 61-vjeçari është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".