SHKODËR- Mbytet një vajzë 13 vjeçe me inicialet Z.L në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit. 13 vjeçarja po lahej me familjarët dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bëra sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
'Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.