Po largohen kryeveprat e ‘900-ës
pas 3 muajsh qëndrimi në Tiranë

Po largohen kryeveprat e ‘900-ës<br />pas 3 muajsh qëndrimi në Tiranë
TIRANË-Pas rreth tre muaj qëndrimi në Galerinë Kombëtare të Arteve kryeveprat e artit italian të vitit 1900 largohen sot nga Tirana.
 
Pikturat e ekspozuara në kryeqytet prej 15 janarit janë vizituar çdo ditë nga nxënës, studentë, artistë, por edhe admirues të zakonshëm të artit figurativ.
 
Ekspozita u realizua falë një partneriteti publik- privat, me promovues të palës shqiptare, Kryeministrinë, Ambasadën e Italisë në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Ministrinë Kulturës në Shqipëri, Bashkinë e Tiranës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe me promovues të palës italiane Bashkinë e Romës, Departamentin për Rritjen Kulturore - Arkeologjinë si dhe me kontributin themelor të Fondacionit Terzo Pilastro – Italia dhe Mesdheu. 
 
Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane ishin disa temat dhe subjektet e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla (Ritratto di Nathan, 1910 - Portreti i Nathan-it), Carlo Carrà (Partita di calcio, 1934 - Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico (Combattimento di gladiatori, 1933-1934 - Ndeshje gladiatorësh), Filippo de Pisis (Natura morta - pesci e bottiglia, 1925 - Natyrë e qetë - peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi (Giuochi del 1935 - Lojëra), Renato Guttuso (Tetti di Roma, 1957-59 - Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis (Donna con fiori - Nudo di donna con rose, 1910 - Grua me lule - Nudo gruaje me trëndafila).

[gallery]21685[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë