Po largoheshin nga lufta, ushtria ruse vret me tank familjen ukrainase

Po largoheshin nga lufta, ushtria ruse vret me tank familjen ukrainase

Një familje e tërë, pesë persona, duke përfshirë dy gra, një gjyshe, një adoleshente dhe një djalë dy vjeçar, u shfaros nga sulmi rus në një fshat në lindje të Kievit. Një tragjedi e ndodhur në mes të marsit, gjatë pushtimit rus, por u zbulua vetëm tani që policia ukrainase po kthehet në zonat e lëna nga pushtuesit. Familja ishte në një makinë, me shami të bardha dhe me fjalët 'fëmijë'. 

“Ditën tjetër, ndërsa po pastronte territorin, policia e rajonit të Kievit gjeti makinën e goditur dhe trupat”, thotë kreu i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebitov, i cili gjithashtu poston fotot dhe një video të shkrepur në Facebook. Në rrugën pranë fshatit Gavronshchina, jo shumë larg Makariv, në perëndim të Kievit, ishte makina e mbushur me plumba, me dyer të dëmtuara, e xhama të thyer. 


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç