Po lëvizte me armë dhe drogë, kapet i riu nga Fieri në Tiranë

Po lëvizte me armë dhe drogë, kapet i riu nga Fieri në Tiranë

Pistoleta e sekuestruar

TIRANË-Një person është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari është M. G. 22 vjeç, banues në Fier, ndërsa arma dhe droga iu gjetën gjatë kontrollit të makinës në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra