Po lëvizte me kallashin e mbushur, kapet 52-vjeçari në Kurbin që kishte vetëm 3 muaj që doli nga burgu

Po lëvizte me kallashin e mbushur, kapet 52-vjeçari në Kurbin që kishte vetëm 3 muaj që doli nga burgu

Armet e sekuestruara

KURBIN-Një 52-vjeçar, që kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar në 2013 për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me një kallashnikov. I arrestuari është Bashkim Hasani.

Policia thotë se si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gjormë në afërsi të shkollës së fshatit një person qarkullonte me armë zjarri organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin.

Në momentin e arrestimit atij iu gjetën një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak. Gjatë operacionit, 52-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak, 413.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyesni nje here Serbin. Sali. ! pse Populli ka kaqe Arme neper duar .: 28/04/2020 16:07

    Serbi Sali akoma nuk ka dalur perpara Drejtesise ! Te pyetet. ! Sa veta Jane vrare nga Armet qe u hapen Depot. ! dhe mbase i vjen ndonje pergjigje ne Dixhital. !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR