Me pistoletë me fishek në fole gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Kamëz! Në 2010 vrau reperin Fabian Nikajn! Dyshohet se do kryente vrasje tjetër

TIRANË-  Kur ishte vetëm 23-vjeç, Erind Mrruku përdori armën dhe mori jetën e një personi. 13 vite më pas, sot 36 vjeç, efektivët e policisë e arrestuan në rrugë, me një pistoletë të mbushur gati për qitje. Hetuesit dyshojnë se Mrruku mund të jetë anëtar i një grupi kriminal në Tiranë.

Kur efektivët e komisariatit numër 5 e ndaluan në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz, Erind Mrruku nuk bëri rezistencë. Armën ja morën nga brezi, dhe policia ka dyshime të forta se 36-vjeçar me banim në Kamës ishte bërë gati të vriste një tjetër person. Por teksa po hetohet për të zbuluar se për ku ishte nisur i riu dhe kë do të ekzekutonte, deri më tani 36-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve për të treguar shënjestrën.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti pistoletën me fishek në fole, krehër dhe municion luftarak. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, dylbi, tre mjete prerëse, 3 aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara. Në vitin 2010, kur ishte vetëm 23 vjeç, Erind Mrruku vrau Fabian Nikën dhe disa orë pas krimit, u vetëdorëzua në polici. Fabian Nika u vra në moshën 25-vjeçare pas një sherri për një vajzë në një lokal në plazhin e Shëngjinit, ku të dy ishin ulur në tavolina të ndryshme. Viktima me Marenglen Pukën kanë pasur konfliktin me njëri-tjetrin në lidhje të njëjtën vajzë për cilën shfaqnin interes.

Marengleni, më 22 korrik 2010 me automjetin e babait të tij mori djalin e dajës së tij dhe prej Ishullit Lezhë shkuan në Shëngjin. Gjatë rrugës janë ndeshur me Fabianin, i cili i ka kërkuar Marenglenit të hapë krahun e të fliste më të. Midis tyre nisi një debat i ashpër. Pas bisedës me Fabianin, Marengleni i ka telefonuar Mrrukut dhe kanë vendosur të takohen. Midis Fabianit dhe Mareglenit ka nisur debati, pa arritur në konfrontim fizik.

Në debat u përfshirë edhe Erindi, i cili i ka kërkuar viktimës që të largohej nga lokali. Fabiani së bashku me shokun që e shoqëronte u largua duke thënë “hajt se do të takohemi”. Në orën 23:00 janë takuar sërish në Lezhë. Fabiani ka tentuar të komunikojë me Erindin për konfliktin që kishte ndodhur rreth një orë më parë.

Erindi në atë moment ka nxjerrë pistoletën që e mbante në çantë dhe ka qëlluar mbi Fabian, i cili u plagos rëndë dhe gjeti vdekjen rrugës për në spitalin ushtarak. Djali i një biznesmeni të njohur lezhjan, sapo kishte filluar karrierën, më paraqitjen e tij të fundit ai u prezantua bashkë me këngëtaren Samanta Karavello me këngën "Të dua".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Kush është Erind Mrruku, vrau këngëtarin e njohur në Lezhë pas sherrit për një vajzë

Erind Mrruku i arrestuar sot nga policia e Tiranës në Kamëz me pistoletë me fishek gati për qitje, ka qenë i dënuar 13 vite më parë për vrasje me dashje. 

Erind Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn, këngëtar.

Reperi i lindur dhe rritur në Milot të Shqipërisë, Fabian Nikaj, u bë i njohur për publikun në vitin 2007, pasi konkuroi në Top Fest më këngëtaren Samanta Karavella.

Në atë kohë, kjo këngë ishte nga më të dëgjuarat për shkak të muzikës dhe ritmeve që për atë kohë ishte diçka e re.

 

Ora 10:23
U kap me pistolete me fishek gati për qitje, kush është Erind Mrruku, 13 vite më parë vrau 25-vjeçarin në Shëngjin për një vajzë

  1694508118_finalprojekt.00563211.Still063.jpg

Erind Mrruku i arrestuar sot nga policia e Tiranës në Kamëz me pistoletë me fishek gati për qitje, ka qenë i dënuar 13 vite më parë për vrasje me dashje. Erind Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn. Nikaj u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë. 

Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë. Viktima Nika në atë kohë ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Erind Mrruku u vetëdorëzua vetë në polici.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 12/09/2023 13:27

    Ne 2010 ka vrare dhe eshte jashte te livadhuse me kobure ne brrs???!!! Organet kompetente te rishikojne fije per pe gjykimin e tij, dhe ne qofte se ka shkelje te pricedurave nga ana e drejtesise per lirimin e ketij kriminali, dhe qe me patjeter we ka, te ndiqen penalisht!!!

    Përgjigju
  • Beslidhja: 12/09/2023 13:08

    Ky Mrruku do jete 100 % Mirditor nga mbiemri, babi i Fabjanit te ndjere esht 1 nder biznesmenat me me emer ne Milot, besoj qe ka qene tu u rujt nga gjakmarrja jo se do me bo vrasje.

    Përgjigju
  • Shkodrai-Belgjike: 12/09/2023 12:19

    Se kuptoj si mund të nxirret nga burgu kaq shpejt një person kur kryen vrasje, minimumi duhet 20 vjet burg. Masanej burgu duhet te rehabilitoj njerzit, jo të flejne gjumë. Që të ndjekë një rrugë tjeter kur të dali. Këta njerëz jane vërtet të sëmure dhe jane ne meshirë të fatit sepse ska shtet.

    Përgjigju
  • Lui: 12/09/2023 12:18

    Po pse mor vlla sa qenka denimi per vrasje. Sa shpejt paska dale ky tipi?! Shpresojme te kete karma, se Zoti e ka harruar Shqiperine..:(

    Përgjigju
    • B*3: 12/09/2023 13:16

      Nuk e ka harruar Zoti Shqiperine, por jane Shqiptaret ata qe kane harruar Zotin... Per te tjerat, dakort me ju, KARMA, jo vec per kete tipin, por per te gjithe tipat si ky.

  • Turi: 12/09/2023 12:02

    Kush vret duhet te denohet me burg perjete te formes se prere

    Përgjigju
  • Obobo: 12/09/2023 11:44

    Vrasje ne 2010 dhe bredh ne mes te tiranes i lir ????????? Kulmi ca vendi jetojm ! Mir gjykatat qe se kan denuar , po familja e viktimes i jati biznesmen pse nuk i ka pagu 100-200 mij euro me e heq qafe

    Përgjigju
    • Kursimtari: 12/09/2023 14:57

      Gjynaf te harxhosh 200mij per kete pleher. Edhe plumbin eshte gjynaf ta harxhosh

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik

Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik