Po luante me bombolën e oksigjenit, humb jetën fëmija 2 vjeç në Fier

FIER- Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në Fier të dielën, pasi është goditur nga një bombol oksigjeni që ishte jashtë përdorimit. Fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët e patën të pamundur t’i shpëtojnë jetën.

Policia thotë se fëmija ka qenë duke luajtur me një bombol oksigjeni e cila i ka rënë në kokë duke i marrë jetën. 2-vjeçari jetonte me familjen e tij rome në Levan të Fierit. Mësohet se bombola ishte pjesë e hekurishteve që familja kishte mbledhur për ta shitur për skrap.

“Erdhi policia. Ka qenë duke lozur, e kapi në kokë. Fëmija ndërroi jetë rrugës”, tha një banor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Berisha paraqitet në SPAK, e presin militantët, nuk komenton për gazetarët: Do flas kur të dal

Berisha paraqitet në SPAK, e presin militantët, nuk komenton për gazetarët: Do flas kur të dal