'Po ma vrasin vëllanë për herë të dytë', motra e Altin Balliut akuza prokurorit : Është një plehrë, mori lekë nga autori (VIDEO)

KORÇË- Motra e Altin Balliut, 30-vjeçarit që u vra me armë zjarri më 17 Janar 2019 ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllait të saj. Ajo ka akuzuar prokurorin e çështjes, Edmond Shytko si të korruptuar. Ajo akuzon Shyton se ka marrë para nga autori i dyshuar si vrasës e Balliut, Olgert Mustafa për të lehtësuar dënimin e tij, duke e justifikuar se ka qenë në kushte të rënda psiqike.

“Po mundohemi për të vënë drejtësi. Gjykata mori vendimin të shtyhet edhe 10 ditë për arsye se nuk është i saktë hetimi. Gjykata thotë që; ‘janë disa rrethana ende të paqarta’. Prokurori e ka kthyer çështjen në favor të të pandehurit, sikur ai është i pafajshëm.
Prokurori Edmond Shytko është një plehrë që nuk di çfarë të them për të. Kërkon të çojë çështjen “në kushte të renda psiqike”, pse në kushte të rënda psiqike ishte ai?

Jane faktet, janë kamerat. Ka muaj kjo çështje ndërsa prokurori nuk ne jep fakte. Është dorëzuar vete ai sepse i ka dhënë të drejtë ky prokuror, e ka marre përsiper sepse i ka marrë ndonje lekë ai. Nuk bëhet drejtësia këtu në Shqiperi.

Prokurori gjithë çështjen e ka kthyer ne favor te autorit. Ky autor ka qene njëherë ne burg per vrasje, del prapë dhe hyn prapë dhe ky thotë (prokurori) në kushte të renda psiqike. Nuk ka qene ne gjendje te rende psiqike por ka budallenj dhe drogaxhinj që mban ky popull. Dua te vihet drejtësi. Vëllai ka qene pa faj fare. Te shkoje te pije një kafe ne Korçe dhe pastaj te dale tjetri qe është drogaxhi dhe ta vrase. Prokurori ka marrë lekë, është e qarte. Po ma vrasin vëllanë për here te dyte, jam e indinjuar. Kudo e kemi çuar çështjen dhe kudo e mbulojnë”, tha motra e viktimës.

Përmes një shkrese dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtëisë dhe intsiticioneve të tjera lokale familjarët e Altin Balliut hedhin akuza ndaj Prokurorit se nuk ka pranuar të takohet me ta dhe se mund të ketë fshehur provat që fajësojnë autorin Olger Mustafa. Ata thonë se kanë bërë kallëzim ndaj prokurorit por ai nuk është hetuar asnjëherë nga autoritetet.

"Ne familjarët e të ndjerit Altin Balliu i vrarë nga dora kriminale e shtetasit Olger Mustafa, në datë 17.01.2019, në qytetin e Korçës, jemi shumë të indinjuar nga veprimet e Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçës Edmond Shytko. Ky prokuror ka devijuar në mënyrë të qëllimshme hetimet e çështjes me qëllim për të favorizuar autorin e vrasjes. Ne kemi prova dhe fakte që jua parashtrojmë si më poshtë:

Në deklarimet e dëshmitarëve në ngjarje vërtetohet autori i vrasjes Olger Mustafa ka bashkëpunuar me shtetasin Erjon Çilla për të realizuar qëllimin kriminale për vrasjen e Alin Balliut. Duke iu referuar të gjitha deklaratave të personave në vendngjarje në rezulton se autori ka qëlluar në drejtim të disa personave duke konsumuar veprën penale të vrasjes", thuhet ndër të tjera në shkresën e familjarëve.

Olger Mustafa dhe Altin Balliu

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TITI: 22/11/2019 15:24

    Shtete moter q...e kushe vret duhet te vdes jo te beje burge dhe te dale ne gjiro COHU O ENVER NGA VARRI SE NA KA MARE MALLI ....

    Përgjigju
    • Hoxh Armandi: 22/11/2019 18:39

      Shtet turkoshqiptaresh. Turqit lane mbrapa genet e tyre. Sot vriten turkoshqiptaret per nje shikim.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar