SHBA- Policia në Misisipi qëlloi për vdekje një 21-vjeçare, Corlunda McGinister që po mbante peng një punonjëse të maketit “Walmart” në SHBA teksa thoshte se kishte nevojë për ndihmë dhe kërkoi të fliste me një spikere lajmesh.
Departamenti i Sigurisë Publike në Misisipi tha në një njoftim për shtyp se të shtënat ndodhën të mërkurën në mbrëmje në periferi të Jackson të Richland në Uashington.
Një video e postuar në mediat sociale tregoi një grua duke mbajtur një armë në njërën dorë dhe duke përdorur dorën tjetër për të mbajtur një person të veshur me uniformën e punës së maketit “Walmart”.
Gruaja me armë bërtiti se kishte nevojë për ndihmë dhe donte të fliste me një spikere lajmesh. Një tjetër video në rrjetet sociale tregonte policinë duke i thënë gruas së armatosur të ngrinte duart lart. Gruaja bërtiti se nuk po përpiqej të lëndonte askënd.
Shefi i policisë së Richland, Nick McLendon tha se askush tjetër nuk u lëndua nga të shtënat Autoritetet thanë se po hetojnë ngjarjen dhe motivet që e kanë shtyrë 21-vjeçaren që të hynte në market, të merrte peng punonjësen e të kërcënonte me armë.