Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, deklaratat politike sa vijnë dhe bëhen më të ashpra.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi tha gjatë një prononcimi për gazetarët se po mbledhin të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve vendore në fushatë elektorale.
Bardhi shtoi se po mbledhin të dhëna edhe për kërcënime nga ana e këtyre drejtuesve të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë. Ai shtoi se nuk mundet policia e shtetit dhe institucionet e drejtësisë të bëhen vegël e politikës dhe kam parasysh këtu vegël e Taulant Ballës.
Sakaq Bardhi shtoi se Partia Demokratike po monitoron drejtorin e policisë së Qarkut dhe çdo drejtues të policisë vendore.
' Nuk ka dhe ky është mesazh i drejtpërdrejtë nuk ka asnjë program, që mendohet se nuk përgjohet që mund të fshehë përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë zgjedhore apo në bashkëpunim me krimin e organizuara. Për fat të keq ky është një fenomen i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ne presim që SPAK të zbatojë ligjin dhe të çojë para drejtësisë këdo.
Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve vendore në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.
Kam një apel për policinë e shtetit dhe institucionet e drejtësisë. Nuk mundet policia e shtetit dhe institucionet e drejtësisë të bëhen vegël e politikës dhe kam parasysh këtu vegël e Taulant Ballës. Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit.'-tha Bardhi.
Nga ana tjetër Bardhi shtoi se ai është i angazhuar, jo vetëm në qarkun Elbasanit, por edhe në gjithë Shqipërinë, që të zhvillohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
'Unë jam tërësisht i angazhuar, që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që të zhvillohen zgjedhje të ndershme në të gjithë Shqipërinë. asnjë kundërshtar politik, që përsërit çdo katër vite të njëjtat gënjeshtra, të motivon të ndjekësh model të kundërt nga ajo që Taulant Balla u ka ofruar banorëve të Elbasanit. Këto bashki vijojnë që të jenë në të njëjtën gjendje siç kanë qenë edhe para 8 viteve. Sikundër të dhënat zyrtare, janë larguar 78 mijë qytetarët të qarkut të Elbasanit. Bilanc më të trishtë që ka pasur qarku i Elbasanit, të detyrojë të rinjtë të integrojnë. Jam i bindur që çdo qytetar do të votojë në 25 prill për ndryshimin. Unë nuk jam partizan i shifrave numrin e deputetëve do të përcaktojë vota e qytetarëve të Elbasanit.'- tha Bardhi.
Po mlidhen te dhenat idiot te dhenat jane ne sistem nuk ka nevoj te dalin ne terren, frikacak
Përgjigju