Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Shijak, ku vizitoi shtëpitë individuale të rindërtuara, pas u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Ndërsa pa nga afër një banesë të re, Rama nuk la as batutat me të zotët e shtëpisë.
Ndërsa u ulën në tavolinë për të pirë diçka, Rama 'kritikoi' të zotin e shtëpisë, pasi nuk i mbushi gotën të parës bashkëshortes së tij.
"Po si e bo këtë mo burrë? Po kësaj i jep të fundit ti? Po e di ti se ça je pa këtë? Unë pa atë që kam, këta pa ato që kanë, jemi si shtëpia jote pas tërmetit", i tha Rama qytetarit.
Ndërkohë, në një tjetër në banesë, Rama ndihmoi një të moshuar të paralizuar, duke i shtyrë karrocën, ndërsa i tha "po ta shty, meqë ke kërku të vij unë".
Në Shijak, deri më tani janë plot 567 familje që janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre, për ta kryer vetë ndërtimin.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak.
"Kemi filluar ne edukatoret e çerdheve dhe kopshteve së bashku dhe me pedagogët, që janë pjesë e procesit të vaksininimit, të arsimtarëve dhe kemi arritur në 20 mijë arsimtarë të vaksinuar. Procesi po vijon shumë mirë në çdo bashki, janë kryer mbi 62 mijë vaksinime", tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë deklaruar se prej ditës së nesërme, nis vaksinimi masiv i popullatës.
"Tani do fillojmë intensivisht dhe për prindërit edhe për vjehrrit dhe vjehrrat tuaja", tha Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me edukatoret e vaksinuara në Shijak.
Po ashtu kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, u njoh nga afër me investimet e kryera në zonë dhe me punimet e zhvilluar në kuadër të procesit të rindërtimit.
Arbana: Janë rikonstruktuar pallatet në qendër! Xhamia është dëmtuar për shkak të tërmetit dhe do t’ja lëmë në dorë Komitetit Mysliman që të ndërtojë një xhami më të madhe më të bukur më të re. Shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i pallatit të Kulturës.
Ndërkohë një vajzë e vogël u ndal të takojë kryeministrin duke i thënë se: Ti je më i mirë se Luli, faleminderit për shkollën e re!
I pranishëm në Shijak, ku pa nga afër shtëpitë individuale të rindërtuara pas tërmetit, Rama nuk i kurseu batutat me qytetarët.
Në një banesë, Rama madje ndihmoi një të moshuar të paralizuar, duke i shtyrë karrocën, ndërsa i tha "po ta shty, meqë ke kërku të vij unë".
I moshuari i dha uratën 'rrofsh sa malet', por kryeministri iu përgjigj "sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rri në këmbë".
Dialogu:
Rama: Meqë ke kërku të vij unë, po të shty
I moshuari: Kam pas qejf shumë me thënë të drejtën
Rama: Këtu është mirë të bëjmë një rampë që të jetë më e lehtë
I moshuari: Të na rroni sa malet
Rama: Sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rrimë në këmbë. Ta mbushim të bëjmë një gëzuar? Na sill i teke raki. Qofsh me jetë gjysho, gruaja po vjen me ne një minutë dhe do ta kthej prapë.