'U sulën si qen të tërbuar'/Arben Derhemi u përgjigjet kritikëve pas paktit me Veliajn: Komunizmi ju ka lënë me pasoja

'U sulën si qen të tërbuar'/Arben Derhemi u përgjigjet kritikëve pas paktit me Veliajn: Komunizmi ju ka lënë me pasoja

Kryebashkiaku Erion Veliaj me aktorët Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka

Pas akuzave nga disa prej aktorët të cilët janë kundër ndërtimit të Teatrit të Ri se marrëveshja me kryebashkiakun Erion Veliaj ishte pazar, ka reaguar  Arben Derhemi. Në një postim të bërë në Facebook, aktori rrëfen se çfarë ka ndodhur në takimin me Veliajn.

Ai shkruan në rrjetet sociale se është shantazhuar, teksa jep sqarimet e tij në lidhje me marrëveshjen në zyrën e Veliajt. Aktori i njohur shkruan gjithashtu se ata të cilët po e sulmojnë, janë lënë me pasoja nga komunizmi. 

Postimi i Arben Derhemit: 

“Per te gjithe ju qe kaloni jeten duke perdorur rrjetet sociale si menyre jetese dhe mjet per te shantazhuar dhe kercenuar njerez, une e kuptoj qe edhe ju jeni shantazhuar nga eproret tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur te shantazhit, deri ku do te shkoje apo cili dhe me cfare qellimi po e perdor.

Nje nate me pare, grupi i artisteve pjese e levizjes se mbrojtjes se teatrit, vendosen se duhet te ishim pjese e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkise.

Sipas asaj qe kishim rene dakord me njeri tjetrin, ne, grupi perfaqesues i artisteve, shtruam dy probleme shume te rendesishme:

1. Te mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombetar 

2. Te shpallej nje konkurs nderkombetar ekspertesh per Teatrin

Menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve qe pyeten, i vura ne dijeni se cfare u tha. Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.

Atehere me lind pyetja: -cfare ndodhi? 

Ata qe deshen, e degjuan shume qarte ate qe thashe. Ndersa te tjeret te cilet e kishin parapergatitur skenarin e tyre, shtruan shtratin per nje histeri te frikshme kolektive qe qellimisht zhvendosi vemendjen nga kauza dhe zbuloi armiqte e popullit.

Prej analisteve pa me pyetur se cfare ndodhi ne ate takim, mu drejtua pyetja: “Pse e bete”?

Pavaresisht interesave te ndryshem qe perfaqesojne per kete ceshtje, te gjithe hane ne kurriz te teatrit dhe e perdorin ate si duan.

Me kete sjellje ku fjalori i rruges perben forcen dhe qellimin, ai qe fyet dhe nuk toleron eshte vete Teatri…skena e tij na njeh te gjitheve se kush jemi dhe sa vlejme…ata qe duan te bejne shfaqje jashte asaj skene dhe historise se atij tempulli jane jashte historise per te gjitha arsyet…!

Te them te drejten, prisja nje reagim nga miqte dhe koleget e mi, nga ata per te cilet u bera armik me gjithkend vetem per te mbrojtur kauzen e artit dhe te teatrit. Nuk ndodhi!

Per te gjithe njerezit qe nuk u realizuan kurre profesionalisht, per te gjithe ju qe pazaret dhe allishverishet ju kane percudnuar si njerez, per te gjithe ju qe komunizmi ju ka lene pasoja te pandreqshme, per perfaqesuesit kancerogjen te shoqerise civile, te cilet mezi presin kauza qe ti pervetsojne me qellim premtimin e postit qe nuk e moren kurre, kam vetem nje gje per ti thene: figuren time qe e kam skalitur me mund, perulje, kokefortesi, karakter, rebelizem, pasion, ndershmeri dhe me fisnikeri te trasheguar nga ADN-ja e familjes sime, NUK E BENI DOT PIS!”, shprehet Derhemi. 


(Postimi i Arben Derhemit në Facebook)

Sulmet në adresë të aktorit Arben Derhemi erdhën pas dakordësisë së këtij të fundit dhe aktorëve të tjetër, mes tyre edhe me tw madhin, Robert Ndrenika, me kryebashkiakun Erion Veliaj, për shembjen e godinës së vjetër dhe ndërtimin e Teatrit të Ri në Tiranë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 01/07/2018 15:45

    Te lumte aktor! Njerezit me bote te gjere e me horizont te gjere shkojne me larg se e tashmja.

    Përgjigju
  • Muci: 01/07/2018 15:43

    Per cfare ADN-je flet o Derdimen? Ku ke shtylle kurizore ti more vellai i Ciljetes? Jo i Ciljetes kengetare jo, i Ciljetes qe behet tape dhe nuk ka lene tavoline zyre pa provuar. Ku ke shoke ti more pijanec i mjere? E mban mend cfare volle per Olldashin qe e kishe shok? Mos u merzit se te mbron Cac Angjeli, apo do ti themi te gjitha ketu? Shko bej nje vizite tek klinika Komuna e Parisit. Halabak ordiner qe shisni dhe shpirtin, pa nder nuk keni patur ndonjehere familjarisht.

    Përgjigju
    • Erik: 02/07/2018 09:52

      Boll me ka hapur barkun Arben Derhemi gjithe keto kohe me debatin per teatrin, sepse nuk reflektonte ndaj argumentit, por reagonte si i forte lagjeje me nje oratori te varfer, por ky komenti yt me siper duhej fshire menjehere nga adminet. Turp me keto akuza tipike bolshevike qe prekin kodin e shenjte te familjes.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?