Po me shqiptarët dhe demokratët kush është?

Po me shqiptarët dhe demokratët kush është?

Pamje nga protesta e Berishës

Protesta e sotme ishte një model identik me protestat që pati bërë PD me në krye Lulzim Basha. Madje dhe skenën e kanë vendosur pikërisht në pozicionin që zakonisht e vendoste PD e Bashës e po ashtu formati ishte i njëjti, njësoj si në kohën e Bashës, kur persona që vijnë nga shoqëria civile ngrihen e flasin e mundësisht flasin në emër të rinjve dhe janë të rinjë në moshë.

Kjo protestë cfarë kishte më pak se ato që bënte Basha? Kishte më pak grintë dhe më pak forcë për tu përballur me pushtetin! Kjo protestë dukej sikur problemin më të madh e kishte për të treguar forcën brenda llojit sesa me Ramën!

Cfarë kishte më shumë kjo protestë sesa në kohën e  Bashës? Kishte një moshë mesatare lidersshipi 60 vjecare duke dëshmuar qartë se shpresa e ndryshimi do të vij nga e kaluara! Kjo protestë ishte identike me ato të Bashës, sepse edhe në këtë protestë kishte një zë që her pas here fliste për të ndezur turmën e për të mbajtur ritmin!

Këta që ishin sot në protestë na kishin thënë, sepse Basha i thërriste demokratët për të bërë një xhiro përballë Kryeministrisë e pastaj për t’i rikthyer në shpi! Pra, sipas këtyre që janë sot, Basha ishte ai që i fikte demokratët! Po këta që dolën sot në protestë cfarë bënë më shumë se Basha? Cfarë bën pas protestës? E rrëzuan Ramën ashtu siç na e premtuan prej thuajse një viti? U largua Rama pas protestës që këta bënë sot? Cfarë do të ndodh nesër ndryshe nga dje dhe pardje? 

Sheshi u mbush plotë? Nuk e dimë këtu kush është lajmi? Basha e ka mbushur vazhdimisht sheshin sa herë ka vendosur të protestojë! Nuk janë sheshet që e sjellin ndryshimin e që e rrëzojnë pushtetin! Madje, nëse shikojmë historinë, sa herë që protestat janë politike e masive, pra të organizuar nga parti politike, këto nuk dëshmojnë gjë tjetër por orientimin dhe metodën autoritare. Hitleri i mbushte sheshet plotë, por i çojë gjermanët drejt Lufës II Botërore duke i rrënuar si komb dhe duke i ndarë në dysh! Musoli i mbushte sheshet plotë, por e çojë Italinë në Luftën II Botërore që i kushtojë shumë duke rrezikuar edhe ekzistencën e shtetit! Stalini i bentë paradat plotë me njerëz në Kremlinë, por nga ana tjetër pushkatonte e internonte pa fund në Siberi intelektual dhe opozitarë!

Enver Hoxha mbushte sheshet apo sallat, por ai nuk ishte demokrat dhe pushtetin e mbante dhe e ushtronte përmes dhunës e terrorit! Pinoçet mbushte sheshet, por vrisje pa gjyqe kilianët! Si këta ka shembuj pa fund e pa fund që mbushnin sheshet, por në thelb ata nuk kishin asnjë element demokracie dhe pushtetit i tyre edhe pse justifikohej me legjimitet popullor, në fakt mbahej përmes dhunës dhe terrorit! Nëse shikojmë historinë e vendeve të Europës e sidomos të Italisë që ngjanë me ne nuk ka një rast që pushtet janë rrëzuar me protesta politike e po ashtu nuk ka një rast që protestat politike kanë garantuar marrjen e pushtetit. 

Si rrëzohet Rama? Rama nuk rrëzohet me kaseta që kanë më shumë se 30 vjet që përsëriten në mënyrë identike njësoj si të gjitha rastet e tjera duke ndryshuar sipas rrethanave historike vetëm palët, ndonjëherë në Pozitë e ndonjë herë në Opozitë! Asaj çfarë i mungon sot kësaj Opozite janë kauzat dhe po ashtu arsyet se përse duhet të rrëzohet Rama dhe pse janë ndryshe nga ky i fundit!

Kjo Opozitë, sot, fol për klubin e milarderëve, por në fakt në 30 vjet, vetë këta kanë qenë e vazhdojnë të jenë një shumicë dërmuese e këtij klubi të pasuruar në një tranzicon të stërzgjatur.
Kauza e kësaj Opozite sot është me qytetarët e kundër korrupsionit! Në fakt në 2013 po këta vetë morën një million shuplaka pikërisht për shkak se ishte e konsumuar dhe kishte probleme serioze për korrupsion. Këta flasin për duar të pastëra sikur nuk kanë qeverisur asnjë ditë në 30 vite e sikur duart e tyre të ishin të pastërta pa i futur asnjëherë në thesin e miellit të korrupsionit!

Kauza e kësaj Opozite sot ishte largimi i shqiptarëve dhe zbrasja e Shqipërisë e mandje kanë kurajo ta flasin për shpopullim! Harrojnë largimet masive të shqiptarëve në vitet 97, 98, 99 e në vazhdim pa pushim nga fillimi i viteve ’90 e deri në 2013! Këta nuk e ndalën qoftë edhe njëherë emigrimin e shqiptarëve, nuk kanë një precend nën qeverisjen e tyre se atëherë shqiptarët kanë qenë më mirë sesa sot! 
Kauza tjetër e tyre është “ ta rrëzojmë Ramën” , sepse tashmë ka mandatin e tretë të qeverisjes, por në fakt harrojnë se këta kanë 30 vjet në pushtet e në politikë dhe nuk janë modeli i risisë dhe dallimit!

Politika është frymëzim? Kush është frymëzimi që kjo Opozitë ju ofron shqiptarëve? E kam fjalën për ata shqiptarë që e ndjejnë vetën të pa përfaqësuar në 30 vjet dhe të përdorur e të nënshtruar? Përse shqiptarët duhet të shpresojnë e të frymëzohen akoma nga këta që kanë 30 vjet që në emër të frymëzimit i kanë zhgënjyer dhe i kanë përdoru?! Disa, në formatin e intelektualit të zhgënjyer e arsyetonin motivin e tyre të pjesëmarrjes sot në protestë me argumentin se Rama duhet rrëzuar e kjo nuk do të thotë protestë pro pushtetit të atyre që e kishin organizuar këtë protestë? Po mirë more intelektualë, por ky është një ekuacion i thjeshtë: nëse ju dilni sot në protestë jeni duke ndihmuar për ardhjen në pushtet të organizatorëve, sepse këta janë ata që do të dalin zgjedhje e me votën e tuaj do të kërkojnë të qeverisin!

Ajo që i mungon sot Shqipërisë nuk është rrëzimi i Ramës, por shpresa për një ndryshim real dhe të vërtetë të klasës politike! Rama rrëzohet vetëm atëherë kur të kemi një Opozitë që ka kauza, frymëzim dhe besim për të qenë ndryshe nga e kaluara! Ajo që mua më jep keqardhje është se sot shikoj se demokratët e vertetë që e duan realisht Shqipërinë janë të braktisur!

Demokratët dhe shqiptarët që nuk besojnë më në këtë klasë politike janë të braktisur dhe nuk shohin më shpresë në të ardhmen, sepse shikojnë të njëjtat kaseta që janë përsëritur me të njëjtat gënjeshtra në 30 vite! Demokratët duhet të organizohen përtej këtyre skemave tradicionale të gjejnë një lider të vertetë që nuk ka mbi supe të kaluarën, që nuk ka mëdësi pushtetin pa kushte dhe po ashtu ka enërgji e mendësi të reja për ta udhëhequr Shqiipërinë drejt sfidave të reja!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 13/11/2022 18:59

    Po pse opozize edhte kjo me bajga si Berisha Meta?Ata jane jashtqitje e kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi