11 punëtorë, të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilët investitori nuk kishte marrë leje, janë arrestuar sot nga policia.

Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin  Sinani, Bilbil  Zhima, Murat  Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis  Shahinaj dhe Elvis  Selimja. Ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj.

Po ashtu bëhet me dije se janë vënë nën hetim edhe dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se në të gjithë vendin vijon operacioni 'Bregdeti ynë', për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.