KAPSHTICË- Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë teksa po ndihmonte një tjetër person që të kalonte ilegalisht në Greqi.
 
Mësohet se i arrestuari është Mariglen Hysa, 37 vjeç, banues në fshatin Gjyralë-Elbasan.
 
Policia njofton se arrestimi i tij është bërë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
 
Mbi 37- vjeçarin rëndon akuza për veprën penale: "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". 

Redaksia online
(B.K/Shqiptarja.com)