Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përmes një postimi në rrjetet sociale katër studente ekselente të cilt kanë nisur punë në kryeministri falë platformës “Punë të mbarë”.
Në postimin e tij nuk kanë munguar as replikat me ndjekësit të cilët kanë shprehur habinë pse nuk ka asnjë student por vetëm studente. Vetë kryeministri i është përgjigjur komentuesve duke thënë se "nga 373 te paret, shumica jane vajza sepse duam s'duam ne, vajzat jane me te hajrit ne mesime e ne studime, po kryeministrise nuk i ka qelluar asnje çun, s'kemi ç'bejme, do presim per çunat thirrjet e tjera".