Sarande- Policia dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur një gjobë prej 40 milionë lekësh të reja dhe kanë shpallur në kërkim një person pasi ka ndërhyrë në bregdet për hapjen e një plazhi në në zonën e Arameras Ksamil, brenda zonës së mbrojtur të Parkut të Butrintit, mëson Report Tv duke iu referuar burimeve nga policia.

Report Tv sjell pamje dhe nga plazhi i ri ku duken mjetet e rënda dhe është hapur këto ditë. Siç duken mjetet vazhdonin punën edhe dje.

Pritet që në vijim të mësohen detaje të reja.