20 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva janë sekuestruar në Durrës, nga operacioni i koduar “Greps”, përmes të cilit janë prangosur 6 persona dhe janë sekuestruar edhe dy automjete tip BMW dhe Audi si dhe 12 aparate celular.

droge ne durres
 
Sipas të dhënave të policisë, në pranga kanë rënë: Ylli Tema ,33 vjeç, Artur Tema  27 vjeç, Gëzim Tema 37 vjeç, Indrit Kapllani  31 vjeç, Gani Rama  47 vjeç dhe
Edmond Matja  37 vjeç.

droge ne durres

Gjatë ditës së sotmenë fshatin Greps, Nikel, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gëzim Tema, u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.

droge ne durres

Të gjithë personat e prangosur janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

droge ne durres

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)