
Në mbledhjen e komisionit hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check up në shëndetësi, u kërkua që të hetohet që nga 2009.
Deputeti Edmond Spaho u shpreh kundër një propozimi të tillë, duke e quajtur strategji për të vështirësuar punën e komisionit.
“Në rastin e CEZ kërkuam komision. U ngrit komisioni dhe hetoi. Të bashkojmë dy gjëra që nuk lidhet më duket si strategji për të shtyrë në kalantat greke punë e komisionit. Sa kohë ka një vendim të kuvendit që janë këto dy kontrata, nuk kemi pse të përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur të përzihen mollët me qepët?”, tha ai.
Ndërkohë që fjalën e mori Edona Bilali duke mbrojtur idenë e hetimit edhe në periudhën para 2013, ndërhyri pa mikrofon Edmond Spaho.
Edmond Spaho: Po ç’thua moj, ça lidhje ka konteksti?
Ilir Metaj: Mos e ndërpri! Lere të flasë! Karagjoz!
Ndërhyn Albana Vokshi.
Fjalën e merr Ilir Metaj: “Ne duhet të hetojmë çështjet që nga origjina deri në pikën më fundore. Nuk mund të bëjmë figurën e atyre që lexojnë titujt e gazetave dhe mendojnë se njohin lajmin.
Kjo anije, ekuipazhi i të cilës ne jemi, është ndërtuar të udhëtojë drejt destinacionit duke udhëtuar në ujëra të cekëta e në ujra të thella.
Ndryshe nuk ka arritje në destinacion. Hetimi ynë do jetë në thellësi. Nuk mund të bëjmë figurën e atyre që dërgohen për ekspeditë në Everest dhe mostrat e analizave i marrin te fushat e kodrave poshtë”.
Milva Ekonomi: Unë mendoj që ne duhet të hetojmë në thellësi dhe nuk quhet humbje kohe produktiviteti maksimal i punës së komisionit. Kjo është e nevojshme.
Lajmi kryesor:
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i kthehet normalitetit, miratohet plani hetimor! PS: Të shtrijmë hetimin për sterilizimin prej vitit 2009, opozita kundër
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.7%
-
Jo
11%
-
S'do votoj
8.2%
Vota total: 753
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U la jashtë listave, Dash Sula flet me emra: Gatuajnë thashethemnajën për Berishën! Ata më bënë gjënë më të madhe
21 Mars, 07:00
-
Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)
20 Mars, 15:20
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi deputetja e PD
13 Mars, 09:16
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, s’pajtohen në seancë! Deputetja e PD-së: Nuk heq dorë, do t'i shkoj deri në fund
26 Shkurt, 11:33
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti Ndreca kërkon pushimin e çështjes: Akuza s’ka asnjë bazë, zero dëm ekonomik shtetit
20 Shkurt, 13:03
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Arrestimi i Veliajt/ 'SPAK dhe GJKKO duhen parë nëse janë në shinat kushtetuese', Plarent Ndreca: Nëse prokurori ka shkelur Kushtetutën, hetimi i pavlefshëm
12 Shkurt, 14:42
-
Deputetja e PD, Albana Vokshi paraqitet në SPAK! E paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up
11 Shkurt, 12:51
-
Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?
6 Shkurt, 19:37
-
Albana Vokshi paditet për shpifje nga koncesionari i Check Up, deputetja e PD nuk paraqitet në seancën e pajtimit
30 Janar, 11:48
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor 2024, 19:46
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09