Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i kthehet normalitetit, miratohet plani hetimor! PS: Të shtrijmë hetimin për sterilizimin prej vitit 2009, opozita kundër

TIRANË- Ndërhyrja e Lindita Nikollës për të zgjidhur ngërçin në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, prodhoi rezultatin e parë dhe uli sërish në tryezë opozitën e maxhorancën.

Lehtë brenda pak minutash ranë dakord për 2 pikat që prodhuan ngërçin për disa javë në komision, plani i hetimit dhe kërkesat për informacion.

“I kemi sheshuar të gjitha çështjet, problematikën që mendonim se ishte më parë. Në varësi të hapit numër 2 mund të ketë edhe kërkesa të tjera shtesë”, tha Vokshi.

Kemi diskutuar mbi gjithë pikat e planit të hetimit, është dakordësuar në parim 6 nga 7 pikat e planit”, tha Plarent Ndreca.

E vetmja pikë për të cilën nuk pati konsensus ishte kërkesa e PS qëhetimi parlamentar për koncesionet në shëndetësi të shtrihet që nga 2009, kohë kur vendi qeverisej qeveria Berisha, duke shkaktuar debat.

"Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës", deklaroi nënkryetari Plarent Ndreca. 

"Duhet ta shqyrtojmë çështjen nga rrënjët, apo ti lëmë, duke komprometuar hetimin si një proces që kërkon më shumë të ndëshkojë atë që ka marrë vendimin për koncesionin, se sa thelbin e çështjes. Ne si grup i mazhorancës i qëndrojmë përcaktimit tonë për të shqyrtuar çështjen nga rrënjët", tha deputeti i PS, Petro Koçi. 

Opozita nuk bie dakord me këtë propozim të PS, duke thënë se dalin jashtë objektit të hetimit që është miratuar nga Kuvendi. 

“Ky është diskutim pa vlerë, për të humbur kohën e komisionit për të hetuar çështjet. Ne kemi kërkuar hetimin për dy kontrata të zbatuara nga qeveria pas vitit 2013 kur ka ardhur në qeverisje. Të kërkosh para kësaj periudhe është të fusësh punën e komisionit në qorrsokak”, tha deputeti demokrat Edmond Spaho.

“Nuk ka dëshirë të hidhet dritë për mënyrën si ky koncesion u zbatua. Zgjatja e periudhës është pakuptim për dy arsye. Rrimë te ky objekt që ka votuat kuvendi, nëse ka tema të tjera të ngremë një komision tjetër. Kjo nuk është serioze dhe është një mënyrë tjetër që të humbasim nja 2 jave të tjera. Kjo është të tallesh. Serioziteti dhe ai vendim që është marrë në sallën e Kuvendit”, tha Petrit Vasili.

"S’mund të dalim jashtë objektit. Kemi vajtur në Kuvend me një objekt që është miratuar, nëse doni ta ndërpresim shkojmë në Kuvend dhe e çojmë që në kohën e Zogut. Problematika është ca ka firmosur Kuvendi, nuk e vendosim ne", tha Saimir Korreshi.

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të mblidhet sërish të martën për këtë kërkesë të PS, ndërsa prej javësh palët nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë fakt për dy koncesionet e sterilizimit dhe check-up pasi debati mes tyre ngeci punën e komisionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
'Po përziejmë mollë me qepë', Ilir Metaj i kthehet Edmond Spahos: Karagjoz! Kjo anije do udhëtojë edhe në ujëra të thella jo vetëm të cekëta

Në mbledhjen e komisionit hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check up në shëndetësi, u kërkua që të hetohet që nga 2009.

Deputeti Edmond Spaho u shpreh kundër një propozimi të tillë, duke e quajtur strategji për të vështirësuar punën e komisionit.

“Në rastin e CEZ kërkuam komision. U ngrit komisioni dhe hetoi. Të bashkojmë dy gjëra që nuk lidhet më duket si strategji për të shtyrë në kalantat greke punë e komisionit. Sa kohë ka një vendim të kuvendit që janë këto dy kontrata, nuk kemi pse të përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur të përzihen mollët me qepët?”, tha ai.

Ndërkohë që fjalën e mori Edona Bilali duke mbrojtur idenë e hetimit edhe në periudhën para 2013, ndërhyri pa mikrofon Edmond Spaho.

Edmond Spaho: Po ç’thua moj, ça lidhje ka konteksti?

Ilir Metaj: Mos e ndërpri! Lere të flasë! Karagjoz!

Ndërhyn Albana Vokshi.

Fjalën e merr Ilir Metaj: “Ne duhet të hetojmë çështjet që nga origjina deri në pikën më fundore. Nuk mund të bëjmë figurën e atyre që lexojnë titujt e gazetave dhe mendojnë se njohin lajmin.

Kjo anije, ekuipazhi i të cilës ne jemi, është ndërtuar të udhëtojë drejt destinacionit duke udhëtuar në ujëra të cekëta e në ujra të thella.

Ndryshe nuk ka arritje në destinacion. Hetimi ynë do jetë në thellësi. Nuk mund të bëjmë figurën e atyre që dërgohen për ekspeditë në Everest dhe mostrat e analizave i marrin te fushat e kodrave poshtë”.

Milva Ekonomi: Unë mendoj që ne duhet të hetojmë në thellësi dhe nuk quhet humbje kohe produktiviteti maksimal i punës së komisionit. Kjo është e nevojshme.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)