Një 65-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në zonën e Porto Palermos, në Himarë nga shpërthimi i lëndës plasëse që po përdorte për peshkim të paligjshëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, kur Pandeli Mërkuri ishte duke peshkuar me dinamit, kur lënda plasëse i ka shpërthyer në dorë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

65-vjeçari u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën”, njofton Policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Zot!: 30/07/2026 12:14

    Karma!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?