Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë dënimin për nëntë personat e akuzuar për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në ndeshjen me Shqipërinë, që u luajt në Shkodër.
Mediat kosovare raportojnë se janë dënuar me 10 vite burg Visar Ibishti, 3 vite Burim Istrefi, 5 vite Leutrim Vojvoda, 5 vite Flamur Gashi, 1 vit e 6 muaj Kenan Plakaj, 1 vit e 6 muaj Anton Ahmetaj, 6 vite Lulzim Gashi, 3 vite e 6 muaj Leutrim Musliu, si dhe gjobë 2500 euro për shtetasin Besart Peci.
Personat e mësipërm u akuzuan se ju përgjigjën thirrjes së shtetasit Lavdrim Muhaxheri për të kryer sulmin terrorist kundër futbollistëve izraelitë.
Komento