Një aksident në punë ka ndodhur në Durrës, ku dy miq po punonin me gipset në një banesë në Durrës. Malvin Peshtanaku, 33 vjeç, specialist i punëve me gips, ka ftuar shoku e tij B.H., 34 vjeç, që të punojnë së bashku në një banesë në Durrës.
Gjatë punës 34-vjeçari ka rënë nga lartësia dhe është plagosur, ndërsa është dërguar në spital në kujdesin e mjeteve.
Pas hetimeve policia ka arrestuar 33-vjeçarin Malvin Peshtanaku, i cili mori në punë të plagosurin, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".