Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar për vdekje. Mësohet se i riu L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.