ITALI- Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. I riu i cili ndodhej në Itali vetëm prej pak ditësh, u ndalua nga policia për shkak të shpejtësisë së lartë në qytetin e Riminit.
Mediat italiane shkruajnë se pas kontrolleve të ushtruara nga policia, iu gjetën 59 gramë të lëndës narkotike kokainë të cilën i riu tentoi ta fshihte në paketën e tij të cigareve.
23 vjeçarit iu caktua masa e paraburgimit nga gjykata mëngjesin e ditës së djeshme (3 shkurt).