‘Po qenka punuar fort këto tre javë’, Rama inspekton procesin e rindërtimit në Thumanë: Në shtator do të jetë i përfunduar

Një lagje e re, 278 apartamente dhe 155 njësi individuale në Thumanë po zënë vendin e gërmadhave dhe shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit, që la pa  një strehë mijëra familje.

Lagja e re e Thumanës ka filluar të marrë formën e vet përfundimtare. Për të ndjekur ecurinë e punimeve u rikthye sot, në Thumanë, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

“Po punë e madhe është bërë këto dy-tre javë ëë? Po paskan punu fort këto tre javë, ritmi s’paska rënë fare, këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen. Bravo e keni qa, super. Do bëhet Thumana model urban. Laçi nuk na ka votuar shumë, por për ne s’ka rëndësi ne të vazhdojmë ti mbarojmë këto, për ne rëndësi ka që janë shqiptarë e të futën në shtëpi më të mira”, tha Rama duke bërë dhe ironi me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.

Sipas Ramës, në muajin shtator rindërtimi i Thumanës do jetë i përfunduar.

“Kjo në shtator janë të mbyllura. Kështu si po punoni duhet tju japi një skonto Zoti kur të shkoni edhe të jepni llogari ju të gjithë. Jo mo lerë atë skonton në 25 ti do ju japi një skonto se po pastroni një pjesë të shpirtit se ngelët duke fitu”, bëri batuta Rama gjatë inspektimit.

“Rindërtimi ka ecur në të gjithë territorin. Ka ecur këtu, ka ecur në Fushë-Krujë, në Lezhë”, - u shpreh Ahemtaj. Ndërkohë në çdo godinë banimi, katet e para janë të dedikuara njësive të shërbimit, ku një pjesë e tyre do t’u dorëzohen atyre që i humbën ato nga tërmeti. 

“Një pjesë e atyre që kanë pasur ambiente shërbimi ekonomik, i marrin këtu. Ato ambiente që mbeten, i merr bashkia”, - tha ministri Ahmetaj.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë