Po raportonte, Korea e Veriut
ndalon korespondentin e BBC

Po raportonte, Korea e Veriut<br />ndalon korespondentin e BBC
Korrespondenti i BBC-së, Rupert Wingfield-Hayes dhe ekipi i tij janë përzënë nga Korea e Veriut, pasi u ndaluan nga autoritetet për shkak të raportimit të tyre.

Gazetari, producentja Maria Byrne dhe kameramani Matthew Goddard u ndaluan nga zyrtarët të premten, kur ishin duke u larguar nga vendi aziatik. Ai u pyet për rreth 8 orë nga autoritetet koreano-veriore dhe firmosi një deklaratë para se të lihej i lirë. Pas kësaj, u shoqërua në aeroport.

Korrespondenti ishte në Korenë e Veriut për të ndjekur Kongresin e Partisë së Punëtorëve. Udhëheqja komuniste e Koresë së Veriut duket se ishte e pakënaqur nga fakti se gazetari kishte vënë theksin në raportimet e tij në disa aspekte të jetës në kryeqytetin e këtij vendi/tch

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel