Po ruante fidanët e kanabisit me kallash, 29-vjeçari në Fier tenton të qëllojë policinë, efektivët e plagosin

Një 29-vjeçar që u zbulua nga policia teksa ruante një serë me fidanë kanabisi ka tentuar t’i përgjigjet me zjarr efektivëve, por ka përfunduar i plagosur. Policia e Fierit njofton se ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz në Cakran të Fierit.

Efektivët panë një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.  Thirrjeve për të hedhur armën, i riu nga Patosi, iu përgjigj duke mbushur armën dhe duke e drejtuar nga punonjësit e policisë.

Në këto kushte, thotë policia, efektivët kanë qëlluar për ta neutralizuar, ku për pasojë Greseld Shpataraku, mbeti i plagosur në shpatull jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO/ I plagosuri sillet në spitalin e Fierit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë