Grabitet teksa shikonte ndeshjen e europianit mbrëmjen e djeshme, Spanjë – Itali, ish futbollisti Roberto Baggio. Ai ishte në vilën e tij në Altavilla Vicentina duke ndjekur kombëtaren italiane kur një grup prej 5 personash kanë hyrë në banesën e tij, të armatosur rreth orës 22:00.

Baggio është munduar të përballej me ta dhe t’i sprapste por është goditur në kokë me pistoletë, gjë që i ka shkaktuar një të çarë.

Më pas ata u mbyllën në një dhomë të vilës. Hajdutët kanë grabitur ora, bizhuteri dhe para.

Futbollisti ka thyer derën kur ka kuptuar që grabitësit janë larguar dhe ka lajmëruar më pas policinë. Ndërkohë janë marrë në mbikqyrje nga policia të gjithë pamjet e kamerave të sigurisë.