Po shisnin drogë në një lokal në zonën e plazhit, arrestohen 4 persona në Durrës! Sekuestrohen 900 gramë kokainë

Po shisnin drogë në një lokal në zonën e plazhit, arrestohen 4 persona në Durrës! Sekuestrohen 900 gramë kokainë

Kokaina e sekuestruar

DURRËS- Agjentët e policisë antidrogë të Durrësit kishin siguruar një informacion në rrugë operative për blerjen e një sasie droge të fortë. Ata kanë qenë në dijeni të personit që do të blinte mallin si dhe të atyre që do ta shisnin. Në këtë kuadër, policia vuri në përgjim telefonik dhe survejim fizik si blerësin dhe poseduesit e mallit.

Ditën e djeshme, Armand Gjoka 55 vjeç banues në Durrës, taksist transportoi në Durrës në zonën e plazhit Agron Baçin nga Tirana 52 vjeç. Sipas policisë ka qenë ky që do të blinte sasinë e pluhurit të bardhë.

Ata do të takonin në Durrës në zonën e plazhit Vilson Meminin dhe Erges Shehin për të blerë mallin. Policia i ka lënë që të afrohen dhe në momentin që do të takoheshin, Vilsoni dhe Ergesi kanë parë policinë dhe kanë tentuar të largohen me vrap por janë ndjekur nga policia e cila i ka bërë thirrje që të ndalojnë. Për këtë qëllim njëri nga efektivët ka qëlluar në ajër duke bërë që të dy të ndalojnë dhe të prangosen. Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë. 

Ndërsa taksisti dhe blerësi ndaluan në vend dhe u arrestuan nga policia. Ka nisur proçesi hetimor për këtë ngjarje për të përcaktuar rolin e secilit nga 4 të arrestuarit në këtë ngjarje.

Drejtuesit e policisë së Durrësit thonë se ky ka qenë një operacion në kuadri e masave të marra për parandalimin e ngjarjeve kriminale, arrestimin e personave të shpallur në kërkim si dhe të personave që qarkullojnë me armë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja

Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja