Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shek. XX Instituti i Monumenteve realizoi një ndërhyrje rrënjësore në kishën e Shna Ndout. Ajo u "nxor" nga varrosja shekullore e dherave, u restaurua në shumë drejtime, u studiua, etj.
Sot, mbas njëzet vjetëve, situata në të është e rëndë dhe jo pa pasoja. Në disa vende ka rënë suvaja e afreskut së bashku me pikturën dhe në shumë vende të tjera ajo është shkëputur frikshëm nga muri dhe rrezikon të bjerë, duke humbur kështu vlera të tjera, që mezi kanë ardhur deri sot nga e kaluara.

Muret në shumë vende janë jeshilosur nga zhvillimi i likeneve dhe janë bërë jeshilë, në saj të lagështisë shumë të madhe që vjen nga dyshemeja.

Nuk është çështje bukurie, por likenet lëshojnë nga rrënjët acid oksalik, i cili bashkëvepron gradualisht me llaçin, pikturën dhe gurët, duke i dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme. Dyshemeja e kishes është thuajse në ujë. Me sa duket drenazhimet nuk punojnë, ose nuk janë bërë fare.

Afërsia me detin i zmadhon problemet. Hekurat e dritareve, ndonëse të rinj dhe pa vlera historike, janë treguesit me domethënës të situatës.

Duhet ndërhyrë urgjentisht për rregullimin e situatës, ose nga françeskanët që e kanë në përdorim, ose nga shteti…

*Autori i këtij shkrimi denoncues është studiues dhe një nga specialistët më të njohur të restaurimit në Muzeun Historik Kombëtar
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

FOTO