Po shkonte në festë, 8-vjeçari u vra nga shpejtësia ‘e çmendur’! Familjarë e banorë të Pajovës: Drejtësi për Enion! Faji i ARRSH-së, s'ka siguri në aksin Elbasan-Peqin

Pajovën e Peqinit e ka mbuluar zia! Gjithë fshati vajton për Enion, 8-vjeçarin që u vra në rrugë pa faj. I vogli kishte mbetur jetim prej dy vitesh, mami i kishte vdekur nga covidi, ndërsa e rriste me mundim, I ati, Flamuri që sot s’ka fjalë që e ngushëllon, pasi ka mbetur me vajzën e mitur. Mesditen e 31 tetorit, tregojnë të afërmit, Enio kishte dalë nga shtëpia dhe po shkonte tek shokët, ku do të organizonin një festë për Halloween. Në anë të rrugës, në këtë vend ku sot gjenden lulet, një makinë që ecte me shpejtësi e merr përpara dhe e përplas fatalisht. Ai dha shpirt në asfalt, ndërsa xhaxhai i dëshpëruar kërkon shpagim!

“Unë e kam parë ngjarjen, çuni ishte në anë të rrugës duke shkuar tek lavazhi 5-6 metra ishte larg nga xhadja. Erdhi ai me golf me 130 km/orë, i del tjetri para dhe godet çunin, e bëri copa-copa çunin. Këtu është tabela 30 km/orë, por nuk e respektojnë shoferët. Unë kërkoj dënim maksimal për dy autorët që bënë vrasjen, nëse nuk merren masat do i marrim vete! Nga shteti kërkoj të vendosen bordurat në rrugë, ndërsa autorët të marrin dënimin e merituar”, shprehet xhaxhai i viktimës.

Policia e Elbasanit arrestoi drejtuesin e Volkswagen Golf, 39-vjeçarin Mikel Petriti, i cili përplasi për vdekje të miturit si dhe drejtuesin e Audit, Mevlan Salla, 45 vjec. Të dy akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen. Nga  ekspertiza paraprake rezulton se Salla ka bërë parakalim të gabuar, duke i prerë rrugën 39-vjecarit, i cili gjithashtu lëvizte shpejt, ndaj humbi kontrollin e mjetit.

Gjashtë ditë pas aksidentit, banorët e Pajovës janë të revoltuar dhe të pasigurtë për jetën e tyre dhe të fëmijëve, pasi makinat lëvizin çdo ditë me shpejtësi në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Ata paralajmërojnë protesta nëse Autoriteti Rrugor Shqiptar, nuk do të vendosë bordura në rrugë (pengesa) për uljen e shpejtësisë.

“Policia Rrugore rri nëpër ferra për të vendos gjoba. Pse nuk rri policia këtu në qendër të fshatit? Kush kalon me shpejtësi ti heqë patentën! Këtu jetojnë 9 mijë banorë dhe s’ka asnjë bordurë për të ulur shpejtësinë. Vetëm Pajovën kanë lënë në mëshirë të fatit se në Labinot e fshatra të tjerë ka pengesa për shpejtësinë. Para 10 vitesh ishin këtu bordurat, por shteti i hoqi. Unë kam fëmijët e mi dhe ka frikë t’i çoj në shkollë.  Ja shikoje këtë kamion me sa ecen? A mban frena ai? Këtu është tmerr! Unë rri me gjak të ngrirë a do vijë fëmija nga shkolla apo sdo vijë?! Kështu është bërë nami, shikoje si parakalon trajleri! Ne do dalim në protestë, ne nuk merremi me parti, ne duam që qeveria të ndërhyjë këtu!”.

“Kjo nuk është rrugë normale për njerëz por është rrugë vdekje. Unë kam qenë prezent kur u vra fëmija. Ishte nisur për në dyqan, vetem kur e përplasi. Makinat ecin shpejt me 180-200 km në orë. Këtu s’ka mundësi të kalojnë njerëzit. Këtu është shkolla, është gjimnazi, fëmijët do kalojnë se i kanë shtëpitë në dy anët e rrugës. Ne kërkojmë të vendosen bordurat (policët e shtrirë). Në disa zona janë vendos çdo 100 metra këtu në Pajovë jo! Të marrin masa ose ne do bllokojmë rrugën. Do bëjmë protestë për hallin tonë!”.

“Të dy drejtuesit e automjeteve kanë pas faj, sepse tabela thotë me 30 km/orë por ata po ecnin me 100 km/orë. Ketu ecin ekstremisht shumë. Ke frikë të kalosh dhe në vija të bardha. Të vdesë një fëmija 8-vjeç! Kërkojmë drejtësi!"

“Siç iku ai i mjeri do ikin të gjithë! Jemi të dënuar me vdekje! E bënë fëmijën copa-copa! Duhet të marrë qeveria masa se ndryshe ne jemi të vdekur në këtë fshat”, - u shprehën banorët për mikrofonin e Report TV.

Rruga nacionale Elbasan-Peqin kalon përmes Njësisë Administrative Pajovë që popullohet nga 9 mijë banorë. Pranë shkollës së mesme gjenden vijat e bardha dhe taleba që sinjalizon lëvizjen me 30 km në orë, por siç shihet në pamjet e Report TV asnjë automjet nuk e respekton sinjalistikën. Ndaj banorët kërkojnë prezencë të shtuar të policisë rrugore, vendosjen e kufizuesve për uljen e shpejtësisë si dhe barriera anësore.

 

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enisa: 06/11/2024 08:43

    Ne radhe te pare ngushellime familjes per femijen. Ne radhe te dyte, rruga kryesore kalon edhe neper fshatra apo konuna e shteteve te tjera, por nuk ka njerez qe enden sa ne nje krah ne tjetrin, sa ne nje lokal, sa ne tjetrin, sa ne nje pike karburanti ne tjetrin. Jane te gjithe ne pune dhe femijet e shoqeruar si nga prinderit ashtu dhe nga shkolla. Autoriteti rrugor,qeveria, se pari duhet te marrin masa qe rruga kryesore jo vetem aty por kudo te mos nderpritet nga hyrje daljet e shumta se dikush del me makine nga fshati dhe shkon ne ane tjeter tek lavazhi. Ose rruga nuk duhet te kaloje permes fshatrave ose duhet te kete barriera qe njerezit te mos futen fare ne rruge por te kalojne ne mbikalime metalike ushtarake. Pra, smund te ndaloje fugoni ne qender te fshatit, te hipin e zbresin njerez ne rruge apo te behet pazar ne buze te trotuarave ose te vendosin tavolinat e kafeneve ne vuze te rruges.

    Përgjigju
  • Iris: 06/11/2024 03:53

    Tek ne me pare shpejtesia brenda qytetit ishte 30 milje/ore ne pergjithesi,u deshen disa aksidente ndaj kembesoreve qe te mblidhej keshilli bashkiak dhe e ulen ne 25 milje/ore qe eshte shume prane asaj te lejueshme prane zonave te shkollave qe eshte 20 milje/ore.Ne Shqiperi u propozua rritja e shpejtesise ne autostrada qe per mendimin tim eshte e gabuar.Per /kuajt/ qe ngasin makinat ne Shqiperi,nuk ben dallim autostrada nga rruga e fshatit,apo e qytetit kur behet fjale per shpejtesine,keshtu qe mos ua inkurajoni cenet ne drejtimin e makinave duke propozuar rritjen e shpejtesise ne autostrada.

    Përgjigju
  • Liku: 05/11/2024 19:29

    Rruge pa pike sigurie, aty ku kalon makina me 80 ecin kembesoret ngjitur

    Përgjigju
  • Tani: 05/11/2024 17:40

    Keta plehra duhen denuar maksimalisht.kjo eshte vrasje dhe jo aksident.nuk mund te quhet aksident kur ecen me aq shume shpejtesi ne qender te banuar. I ndritte shpirti me parajse engjellit te vogel. Mos befshin piken e hajrit ata plehrat.mbase ua futin sallamin ne b.... ne qeli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time