Po shkonte në shtëpi me biçikletë, përplaset nga furgoni 11-vjeçarja shqiptare në Itali! ‘Luftoi’ për 2 ditë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra

Po shkonte në shtëpi me biçikletë, përplaset nga furgoni 11-vjeçarja shqiptare në Itali! ‘Luftoi’ për 2 ditë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra

Emanuela Brahja

ITALI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën Emanuela Brahja, vajzës së vogël 11-vjeçare në Campodarsego të Italisë, e cila teksa po ktheje në shtëpi me biçikletën e saj u përplas fatalisht me një furgon tip “Mercedes”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa e vogla ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Padova ku edhe “luftoi” deri në minutën e fundit me jetën, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Vetëm një javë më parë familja kishte humbur gjyshin e tyre i cili jetonte në Milot të Shqipërisë dhe pa u shëruar mirë nga dhimbja e ikjes së tij, për familjen shqiptare erdhi edhe një “goditje” më e dhimbshme, ajo e ikje së engjëllit të vogël, Emmanuela.

Shtëpia në të cilën jeton prej disa vitesh familja shqiptare është mbushur nga miq dhe familjar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, vajzës së vogël që iku kaq padrejtësisht nga kjo jetë.

Një nga banorët, ndër të parët që shkoi në vendngjarje, tregon se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur dhe dridhej nga ajo çka kishte ngjarë. Prokuroria do ta hetojë shkaktarin për vrasje rrugore, ndërkohë që testi i alkoolit ka dalë negativ.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!