"Nga aktet e administruara deri në këtë faze të hetimeve paraprake rezulton se Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, në fazën përgatitore, gjate zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes se kontratës me operatorin ekonomik fitues”, thotë SPAK në dosjen për zv. Kryeministrren Belinda Balluku. 

Për prokurorinë e Posaçme, Belinda Balluku e kishte të përcaktuar fituesin e tenderit për tunelin e llogarasë, bashkimin e kompanive turke, “INTEKAR – ASL”, një tender 170 milionë eurosh.

Gjithçka ajo e bëri në koordinim me vartësin e saj, Evis Berberi, që kur ky i fundit ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për tenderin e parë, që më pas u anulua, e deri kur më pas e emëroi në krye të ARSH-së.

Komunikimet mes Ballukut dhe Berberit thotë SPAK  kanë vërtetuar se që prej tenderit të parë e deri në firmosjen e kontratës me turqit, Balluku, kishte qenë ajo që luante të gjitha fijet.

Këto komunikime janë zbuluar në telefonin që i është sekuestruar Ballukut, Ato realizoheshin përmes aplikacionit Signal, që nuk mund të përgjohet. Por Berberi rezulton t’i kishte ruajtur sms-të që kishte këmbyer me eproren.

Historia nis me hapjen e tenderit të parë dhjetorin e vitit 2020. Qëllimi ishte të manipulohej kriteret, ndërsa kompania “Gjoka Construction” kishte bërë një ofertë prej 140 milionë eurosh nga 190 që ishte fondi limit, po ajo nuk plotësonte kushtet teknike dhe të eksperiencës.

Kriteret e thoshin qartë që kompania duhet të kishte 5 vite eksperiencë me tunelet dhe të paktën të kishte ndërtuar me të paktën 70% të fondit limit, që u bë 50%. Edhe kriteri i fitimi në 5 vitet e fundit që më parë ishte 50 milionë euro u bë 20 milionë euro. Për eksperiencën u gjet një artificë e tillë që të ishte 3 nga 5 vitet e fundit.

Megjithatë gjithçka dukej e sforcuar, dhe ministrja urdhëron vartësin të anulojë direkt tenderin, në një bisedë të 18 marsit 2021.  

Bisedë Belinda Balluku - Evis Beberi 18 mars 2021

Belinda Balluku: Mendoj ta anulojmë, skualifikoji të gjithë.

Evis Berberi: Jam mëse dakord.

Belinda Balluku: Më jep afatet nëse e shpallim nesër....Mbylleni sot me urgjencë.

Evis Berberi: E mbyllëm, sot e ke të mbaruar.

Qëllimi ishte që rishpallja e tenderit të bëhet me urgjencë, edhe për të shmangur ankimimet, por duhej përgatitur dokumentacioni.

Bisedë Belinda Balluku - Evis Beberi 23 maj 2021

Belinda Balluku: Kur do ta hapësh Llogarane se plasa.

Evis Berberi: Kur të miratojë Reida formalin e DST te reja në përputhje me ndryshimet e VKM. 

5 ditë më vonë, 28 maj 2021, Balluku i shkruan sërish Berberit, këtë herë për t’i dhënë lajmin se do të emërohet në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Belinda Balluku: Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh. 

Do të pritej edhe një muaj, qershorin e 2021-shit, që të fillojnë procedurat e tenderit të ri. Në lojë futet kompania turke INTERCAR, e cila nuk kishte aplikuar tenderin e parë. Një bisedë e ministres Balluku me Evis Berberin e datës 19 gusht 2021 SPAK vërteton komunikimet që Balluku kishte me kompaninë turke. Ministrja i kalon Berberit këtë mesazh në anglisht nga turqit që e njoftuan se ishin në fund të përgatitjes së dokumenteve. 

Një ditë më vonë punonjësit e Ministrisë së Infrastruktuës takohen me turqit me urdhër të “Shefes.

Aida Gurabardhi: Visi Hajde t’i takojmë bashkë se kështu tha shefja.

SPAK thotë se nga dokumentimi përmes të dhënave TIMS turqit ishin ato ditë vere në Tiranë.

Por jo vetëm nga zyra. Balluku tenderin e tunelit të llogarasë e merr edhe në shtëpi. Më 29 gusht ajo i thotë Berberit që ta takojë në orën 8 të darkës, por ky i fundit shkon në mëngjes.

Evis Berberi: Mirëmëngjes, te Toni u ula.

Belinda Balluku: Në darkë o zemër

Në mbrëmjen e po asaj dite ministrja i shkruan.

Belinda Balluku: Po futem ne garazh, hajde lart me mire shkalla H

Puna tashmë kishte avancuar dhe shpallja e fituesit po afronte. Përmes komunikimit në Signal me Evis Berberin ministrja informohet nga ky i fundit për të gjitha ofertat, ndërsa në të njëjtin komunikim të datës 7 shtator 2021 biseda tregon shumë.

Belinda Balluku: Kur mbyllet vleresimi'

Evis Berberi: Po them ta leme mbi 10 dite...te duket qe po vleresojme. Nese duhet shpejt e bejme

Belinda Balluku: Ça ndodh me afatet, po ta mhyllim në datë 16?.

Evis Berberi: Asgjë, e kemi më afër kontratën. Jemi ok me 16. 9 dite vlerësim mjaftueshëm"

Më 1 tetor shpallet fituese bashkimi i kompanive turke INTERKAR dhe ASL, por SPAK argumenton në dosje se ishin 6 kriteret që sipas prokurorisë turqit nuk i plotësuan, mes të cilave mungesa e dokumentacionit, përvoja dhe pa kontrata pune.

Balluku vijon edhe më pas komunikimet me vartësin e vet, për të organizuar takime me turqit përpara se ata të lidhnin kontratën, ndërsa kujdeset posaçërisht edhe me denoncimet nga opozita.

Deputeti demokrat i asaj kohe, Arbi Agalliun, nga Kuvendi akuzoi Ballukun për lidhje direkte me turqit që fituan tenderin e Tunelit, ndërsa vetëm pak muaj më pas ministrja komunikon me Evis Berberin që ta takojë opozitarin.

Belinda Balluku: Do të të marr për një takim Arbër Agalliu, deputet i PD që ka nja dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrim shumë i dashur, shumë i mirë, se është djalë qytetar.

Më 25 tetor me firmë të Ballukut ngarkohet vetë Berberi, si drejtor i ARRSH të që lidhë kontratën me kompaninë, ndërsa në 2 raste, më 2 nëntor dhe 6 nëntor Berberi komunikon me ministren për t’u takuar me biznesmenët turq.

Evis Berberi: Turqit vijnë të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18:00 po të hënën. Kontratën e firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vijë plaku i ASL të të takojë?

Pas hidhjes së firmës në kontratën 170 milionë euroshe, turqit nënkontraktuan për të ndërtuar tunelin e Llogarasë po atë që kishte bërë një ofertë 140 milionë euroshe në tenderin e parë, të cilin e anuluan. Gjoka Construction ishte ajo që ndërtoi të gjithë tunelin dhe bërë të gjithë punën, ndërsa kompania turke sipas asaj që vetë SPAK ka konkluduar në 4 vite deklaruar rreth 24 milionë euro. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Dosja e Tunelit të Llogarasë, si fituan turqit tenderin 170 mln euro duke shkelur kriteret

1756985910_tuneliillogarase.jpg

Në dosjen e SPAK për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, tregohen me detaje edhe të gjitha kriteret që nuk ka plotësuar bashkimi i kompanive turke Intecar dhe Asl, ndonëse fituan tenderin me vlerë 170 mln euro pa TVSH. Janë 6 kritere që turqit nuk i plotësuan, nënvizon SPAK, duke evidentuar në dosje se janë bashkimi i dy kompanive u shpall fitues në kundërshtim me kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit.

Dhe kjo sipas SPAK, ka ndodhur në sajë “të veprimeve të kundërligjshme të Belinda Balluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, veprime këto, në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik" dhe VKM nr. 285, datë 19.05.2021 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik".

Shqiptarja.com publikon kriteret e shkelura nga turqit që evidentohen në dosjen e SPAK.

1-Mungesa e dokumentit për urdhrat përmbarimorë

Fituesit nuk kanë paraqitur dokumentin që vërteton se kapitalet dhe asetet e tyre nuk janë objekt i ndonjë urdhri përmbarimi, siç kërkohej në kriterin 2.1, germa “a”. Sipas SPAK, kjo përbën shkelje direkte të rregullave për “Kriteret e veçanta të kualifikimit”.

2-Dokumentet e papërkthyera dhe të pacertifikuara

Dokumentet e paraqitura nga turqit lidhur me sigurimet shoqërore të punonjësve ishin vetëm në turqisht dhe nuk ishin përkthyer apo certifikuar në gjuhën shqipe, në kundërshtim me kriterin 2.1, germa “a”. Tenderi kërkonte që çdo dokument në gjuhë tjetër përveç anglishtes apo shqipes të shoqërohej me përkthim të certifikuar në shqip, gjë që nuk është bërë.

3-Mungesa e përvojës së kërkuar në ndërtim urash

Bashkimi i operatorëve turq nuk ka provuar përvojë të mëparshme në ndërtimin e një ure me gjatësi minimale 120 metra, siç kërkohej në kriterin 2.3 për “Kapacitetin Teknik”.

“Rezulton se nuk është demonstruar që operatori ekonomik "Asl Insaat Taakhut Ve San. Tic. Ltd. Sti", të ketë përvojën e suksesshme në ndërtimin e 1 (një) ure me gjatësi prej të paktën 120 m, siç kërkohet në kriterin 2.3 "Kapaciteti Teknik".

Në dokumentet standarde të tenderit, në pikën 2.3 "Kapaciteti Teknik", parashikohet se operatori ekonomik duhet të demonstrojë: "Përvojën e suksesshme si kontraktor ose partner në një sipërmarrje të përbashkët, bashkim shoqërish apo shoqate (JVCA) lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 (një) kontrate për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksiteti të krahasueshëm me kontratën aktuale, brenda 5 (pese)viteve të fundit, përpara afatit të dorëzimit të ofertës, kontratë që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 1 (një) ure me gjatësi prej të paktën 120 m".

Sa më sipër, rezulton se kualifikimi i operatorit ekonomik, "Bashkimi i Operatorëve ekonomikë "Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti & Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti", është bërë në kundërshtim me pikën 2.3 "Kapaciteti teknik", Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, të Dokumentave Standarde të Tenderit”, thuhet në dosjen e SPAK.

Shkelja me certifikatat

Të dy kompanitë turke, Intekar dhe ASL Insaat, dorëzuan certifikata ISO që nuk janë lëshuar nga Organi i Akredituar i Vlerësimit të Konformitetit, nga Organi Kombëtar i Akreditimit ose nga një Organ Ndërkombëtar i Akreditimit, i njohur nga Republika e Shqipërisë.

SPAK thekson në dosje se “në dokumentet standarde të tenderit, në pikën 2.3 "Kapaciteti Teknik", gërma "b" parashikohet që operatori ekonomik duhet të:

b) Konfirmojë se pajtohet me të gjitha kërkesat e standardet ndërkombëtare. Certifikatat e tij duhet të lëshohen nga Organi i Akredituar Vlerësimit të Konformitetit, nga Organi Kombëtar Akreditimit ose nga një Organ Ndërkombëtar i Akreditimit, i njohur nga Republika e Shqiperise. Ai duhet të certifikohet të paktën për standardet e mëposhtme:

ISO 9001:2015-Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë;

ISO 14001:2015-Sistemet e Menaxhimit Mjedisor,

-OHSAS 18001-2007 ose ISO 45001 - Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë,

- ISO 39001-2012-Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (STRR)

Sa më sipër rezulton se kualifikimi i operatorit ekonomik, "Bashkimi i Operatorëve ekonomike "Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti & Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti.", është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Oferatve, në kundërshtim me pikën 2.3 "Kapaciteti teknik", germa "b". Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, të Dokumentave Standarde të Tenderit."

5- Mungesa e kontratave të punës për 250 punonjës

Asnjë nga dy operatorët nuk dorëzoi kontrata individuale pune për 250 punonjës, siç parashikohej në kritere.  Ata paraqitën vetëm lista sigurimesh shoqërore dhe e CV.

6-Mungesa e dokumenteve për makineritë dhe pajisjet

Operatorët nuk dorëzuan dokumentacionin shoqërues të makinerive të nevojshme për ekzekutimin e kontratës.

Ora 15:35
‘Mos më bëj mua kompetenten, ti sikur do e skualifikoje fituesin’, bisedat mes zyrtareve për tunelin e Llogarasë

1761943787_tuneliillogarase.jpg

Në dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë tregohet edhe një tjetër bisedë mes dy zyrtareve për fituesin për ndërtimin e tunelit. Valbona Pepa pyet Jetmira Dervishin “ku je ti që the do e skualifikoje fituesin”, duke iu referuar kompanisë së turqve që morën tenderin për Llogaranë. Dervishi është marrë e padehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Pjesë nga bisedat mes tyre

Në datën 01.10.2021, në orën 16:13, shtetasja Valbona Pepa i dërgon shtetases Jetmira shpall fituesi Turku me gjoken".

Në orën 16:14, Valbona Pepa: "Ok Si duket sit Ka gjo ne terezi". Në orën 16:15, Jetmira Dervishi: "Do e flasim te henen". Në orën 16:15, Valbona Pepa: "Djale a vajze Deri te henen ohuuuu". Në orën 16:16, Jetmira Dervishi: "Hahahah". Në orën 16:21, Valbona Pepa: "Ku je ti qe do i skualf Kur them une". Në orën 16:23, Jetmira Dervishi: "U argumentua ne grup meritonte".

Në orën 16:26-16:28, Valbona Pepa: "Ta dish ti se qendron puna henen flasim E mos me bej kompetenten". Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: "Do e flasim te henen". Në orën 16:28, Valbona Pepa: "Ciao", Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: "Se ta dish ti si qendron puna. Në orën 16:28-16:30, pra Valbona Pepa: "PoQe nga emri e kuptova Sekretim Dolet ju E bera ne sistem". Në orën 16:31, Jetmira Dervishi: "Po po dolem Se une po iki Jemi per dreke".

Ora 15:33
Lidhjet me PD, Balluku i shkruan Berberit: Ta ndihmojmë deputetin Agalliu, do të të pyesë për dy toka në Vlorë! Deputeti demokrat kishte denoncuar skandalin

Komunikimet përmes mesazheve telefonike ndërmjet Evis Berberit dhe Belinda Balluku, kanë zbuluar lidhjet e zëvendëskryeministres, dhe me deputetë të Partisë Demokratike, të cilëve ajo mesa duket kërkon t’u mbyllë gojën duke u afruar favore.
Në këtë rast bëhet fjalë për Arbi Agalliun, I cili në tetor të vitit 2021 kishte akuzuar në sallën e parlamentit zonjën Balluku për lidhje direkte me turqit që fituan tenderin e Tunelit.

“Shoh nëLinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për cështje pune në funksion të shqiptareve. Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- pyeti deputeti i PD.


Baluku ka zgjedhur që të mos acarojë marrëdhëniet me deputetin e opozitës. Përkundrazi, 3 muaj më pas, ajo e konsideron “djalë qytetar” dhe i shkruan Berberit që ta takojë Agalliun  për një problem që kishte me tokat në Vlorë, duke i kërkuar që në komunikimin me të, ai të jetë “shumë i dashur”.


“Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do të të marr për një takim Arbër Agalliu, dep i PD që ka nja dy pyetje për dy toka që ka në vlore, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar”. Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”. Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca i bëjmë, të marr lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi”. Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.

Agalliu, rezulton të ketë patur komunikim direkt me Ballukun, dhe pak ditë më pas i shkruan Berberit. Ky i fundit sipas porosisë së eprores tregohet menjëherë i gatshëm ta takojë, dhe në përfundim të bisedës, njofton Ballukun, se porosia ishte kryer.

“Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja të flisnim pak. Flm.”. Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirëmbrëma, nesër në mgjs”. Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu. Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam në trafik posht digës.”. Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob””, thuhet ndër të tjera në dosje.

Ora 15:21
“Prit, t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me sms”, për kë e ka fjalën Belinda Balluku që duhet të njoftojë për tenderin?!

1762352424_belindaballukuevisbeberi.jpg

Menjëherë sapo Komisioni i Vlerësimit ë Ofertave kishte bërë vlerësimin për tenderin e Tunelit të Llogarasë, ministrja Balluku i kërkon pak kohë para se ta shpllate vartësit të saj Berberi. “Sa t’i çoj fjalën atij kurvës që më kërcënon me sms”, shkruan Balluku, dhe pas pak minuta i jep leje Evis Beberit që ta shpallë fituesin.

PJESË NGA DOSJA

Ne lidhje me vleresimin e bere nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave, kane rezultuar komunikime ne aplikacionin "Signal Private Messenger" ndermjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si me poshte: Ne daten 01.10.2021 , ne oren 10:52, shtetasi Ev is Berberi i dergon shtetases Belinda

Balluku mesazhin: "Ok Per pak nxjerr tunelin".

Belinda Balluku: "Prit dhe pak".

Evis Berberi: "Per tunel ok?".

Belinda Balluku: "Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms".

Evis Berberi:"Ok".
Belinda Balluku: "Nxirre tunelin".

Evis Berberi:"Ok Per pak"

Evis Berberi: " Tuneli u nxorr Sapo".

Pjesë e mesazheve mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit 
Ora 15:00
“Në darkë o zemër”, Belinda Balluku në shtëpi me Berberin për tenderin e tunelit të Llogarasë! Tjetër takim me 3 turqit

“Në darkë o zemër!”, Kështu i shkruan Belinda Balluku vartësit të saj Evis Berberit kur e ftojn në shtëpi për të diskutuar për tenderin e tunelit të Llogarasë. Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku lë takim me vartësin e saj Ervis Berberi mbrëmjen e 29 gushtit 2021. Duket se ky i fundit ka keqkuptuar orarin dhe ka shkuar në orët e para të mëngjesit, por Balluku e ka sqaruar me një sms të dytë.

“Në darkë o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem në garazh Hajde lart më mirë Shkalla H”.

Ndërkohë një ditë pas takimit mes tyre, më 30 Gusht, janë takuar me 3 shtetasit turq, të cilët ishin pjesë e kompanisë që fitoi tenderin e tunelit të Llogarasë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter.  Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes. “.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une, perballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

 

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh, Hajde lart me mire, Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”.

**

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete?”.

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqiť”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “OK”.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 Gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 Gusht 2021, në orën 15:33.

Ora 14:53
'Do vijë plaku i ASL, gjallë e ka akoma nënën..'/ Biseda mes Ballukut dhe Berberit për takimin me biznesmenin turk: Dua të vë para përgjegjësisë mustaqen...

1762351109_ervisberberibelindaballuku.jpg

Në dosjen e SPAK për aferën me tenderin e tunelit të Llogarasë, zbardhen mesazhe të zv.kryeministres Belinda Balluku me vartësin e saj, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”. Berberi i thotë Ballukut që të lënë një datë për takimin me biznesmenin turk, duke iu referuar si "plaku i ASL" që të firmosë pasi ku i fundit kishte nënën e tij në intubim. 

Pjesë nga biseda:

Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke për mbarë të takosh plakun e ASL që t’i them të vij, se të ëmën në intubim. T’i them të enjten?”

Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Ditën që do firmosë, pra nesër ose pasnesër. Pse gjallë e ka nënën ai?”

Në orën 16:06–16:07, Evis Berberi: “Ok. Po he pra. Gjallë e paska”.

Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën, megjithatë do lajmëroj prapë”.

Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Të rrojmë vetë, ç’të them”.

Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vijnë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakord me draft-kontratën”.

Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper... Kur do ta bëjnë kompaninë?”.

Në orën 14:29–14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistrojë. Po tha, vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe regjistrohet në Shqipëri. Që ta firmosë të hënën”.

Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurisht”.

Më pas në një tjetër moment, Berberi i thotë Ballukut se e kishte lënë datën e takimit, ndërsa kjo e fundit i thotë që të përmbyllë kontratën se është e rëndësishme.  Më tutje, zv.kryeministrja i thotë Berberit, kur ky i thotë nëse duhet të jetë në takim, i thotë "jo jo e kam që të vë para përgjegjësisë mustaqen".

Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vijnë të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18:00 po të hënën. Kontratën ta firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vij plaku i ASL të takojë?”.

Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit i lashë në 10 për kontratën, pastaj shkoj atje. Ok”.

Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme. Më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni”.

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.

Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.

Në orën 13:35, Evis Berberi: “Unë duhet të vij bashkë me ASL në 14:30?”.

Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo, e kam vetëm që ta vë përpara përgjegjësisë mustaqen”.

Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.

Ora 14:19
“Të bëjmë sikur vlerësojmë”, Balluku-Berberi pak ditë para shpalljes së fituesit të tenderit për Llogaranë


Tenderi i ri për Llogaranë po shkonte drejt fundit dhe zv. Kryeministrja Belinda Balluku interesohej se ç’po ndodhet. Përmes komunikimit në Signa me Evis Berberin ajo informohet nga ky i fundit për të gjitha ofertat. Më 7 shtator 2021, ne oren 12:04, Evis Berberi i dergon Belinda Ballukut fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatoreve ekonomike që kanë  bërë oferët. Pak minuta më pas Balluku i kërkon: "Po oferta"? dhe Berberi e informon

“Berberi: "Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard /ek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek , inter 17 036 526 000 /ek dhe Albbuilding 15 848 808 298".  Ne oren 12:27, Belinda Balluku: "Qenkemi Shkëlyer me pak fjalë ". Ne oren 12:28-12:29, Evis Berberi: "I pari me të dytin 10 milion euro diference super fare. Po i shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje". Ne oren 12:34, Belinda Balluku: "Sigurisht ka hyrë skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurisht". Ne oren 12:37, Evis Berberi : "Eshte afersisht me te njejten oferte". Ne oren 13:57, Belinda Balluku: "Si jane ndare ne ASL me intercar". Ne oren 13:58, Evis Berberi: " 70 me 30"., citohet nga dosja.

Më pas Balluku interesohet se kur do të bëhet vlerësimi dhe vartësi I ministers I thotë se do ta lënë disa ditë që të duket sikur ata po vlerësojnë. Megjithatë I thotë Berberi nëse duhet shpejt e bëjmë, dhe teksa negociojnë lënë datën 16 shtator, vetëm 9 ditë nga momenti I mbylljes së ofertave.

“Ne oren 13:59, Belinda Balluku: "Kur mbyllet vleresimi?''. Ne oren 14:00, Evis Berberi: "Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme". Ne oren 14:02, Belinda Balluku: "Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte". Ne oren 14:03, Evis Berberi: "Dt 22 be/ten 15 dite". Ne oren 14:03, Belinda Balluku: Ça të ndodh me afatet? Po ta mbyllim më datë 16? Në orën 14:04  Berberi: Asgjë, e kemi më afër kontratën. Jemi ok më 16, 9 ditë vlerësim mjaftueshëm“, thuhet në dosje.

Ora 13:35
Rihapja e tenderit për Llogaranë, Balluku i kalon mesazhin e turqve Berberit: I takojmë... do jenë në Tiranë

1761920484_balluku.jpg

Pasi rihapet tenderi i Tunelit të Llogarasë, data përcaktohet 30 gushti 2021. 11 ditë më herët, më 19 gusht ministrja Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe I dërgon një mesazh në anglisht që e kishte marrë nga turqit.

I përkthyer në shqip mesazhi thoshte: "INTEKAR YAP! TUR.ELEKTINSSAN. dhe TiC. LLC. si shoqeri, punimet dhe dokumentacioni yne per tenderin e tunelit te Llogarase Jane perfunduar ne nivelin 95%, dhe studimet tona te kostove vazhdojne. Ne kemi krijuar nje bashkim shoqerish (joint venture) duke perfshire shoqerine ASL INS TAAH. VE SAN. TiC.LTD.STl me ne. Kjo eshte nje shoqeri qe ka ndertuar nje tunel autos trade 2xl 4 km ne Turqi, dhe eshte gjilhashtu nje shoqeri qe Presidenti e njeh, e vlereson dhe e perdor si reference. Si perfaqesuesit tane ne Shqiperi, ashtu edhe avokatet tane ne Shqiperi, po vazhdojne punen dhe negociatat me znj. Arta ne lidhje me tenderin. Ne seline tone ne Ankara, inxhinieret lane po perfundojne dokumentacionin per tenderin dhe po vazhdojne studimet e kostove. Perveç kesaj, me 18.08.2021, menaxheret e shoqerise dhe inxhinieret tane nga Turqia do të vijne ne Shqiperi per te pare trasene dhe vendin ku do te ndertohet tuneli, si dhe per te finalizuar detajet. Si shoqeri, ne do te jemi plotesisht gati per tenderin e tunelit le Llogarase perpara dates se tenderit. Me respekt“,

SPAK thotë se nga keqy1ja e sistemit TIMS, rezulton se shtetasi turk Ayhan Altun, inxhinier i shoqerise " Intekar Yapi Turi zm Elektrik lnsaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi ", ka hyre ne territorin e Republikes se Shqiperi se ne daten 18.08.2021 dhe ka dale ne daten 2 1.08.202 l .

Balluku interesohet dhe e shtyn Evis Berberin që të takojë turqit, të cilët i dinte në Tiranë.

• Ne daten 24.08.202 1, ne oren 14:12-14:13, shtetasja Belinda Balluku i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhet: "Fole me Arten Turqit gjekundi Neser ne 11 takim dhe aktivizojme ate qe takuam te premten". Ne oren 14: 13-1 4 :" 14, Evis Berberi: "Ok Po fola une te shkruaj". Ne oren 14: 14, Belinda Balluku: "Ore kta nuk qenkan ne tirane". Ne oren 14:14, Evis Berberi: "Turqit? " . Ne oren 14:1 7, Belinda Balluku "Po ata se per ke po flasim". Ne oren 14: 18, Evis Berberi: " Vazhdojme me te premten". Ne oren 14: 19, Belinda Balluku: "Do presim deri neser". Ne oren 14: 19, Evis Berberi: "Ok tak neser'", thuhet në dosje. 

Ora 13:06
“Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”, 5 ditë më vonë Balluku emëron Berberin në krye të ARRSH: Mos më zhgënje, varet e ardhmja jonë...

Një komunikim i datës 23 maj 2021 në aplikacionin e papërgjueshëm “Signal Private Messenger", Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe interesohet për tenderin e Llogarasë pas anulimit të të parit. Ajo interesohet se kur do të rihapet tenderi. 

“Ne daten 23.05.2021 , ne oren 11 :30, shtetasja Belinda Balluku i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhin: "Kur do ta hapësh llogarane se plasa". Ne oren 22:52-22:56, Evis Berberi: "Kur te miratoje Reida formalin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arla se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk puhlikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk esltte miratuar", shkruhet në dosje.,

5 ditë më vonë Balluku i shkruan sërish Berberit këtë herë për t’i dhënë lajmin se do të emërohet në krye të Autoriutetit Rrugor  Shqiptar.

“Ne daten 28.05.202 1, ne oren 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhin: "I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doens shume here, por e rendesisltme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga herët e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardltmja ime, e jotja dhe e shiumë të tjerëve që ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te dështojë ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe dështimi ka te bejë me punet, deadlines dhe deri tek marredlteniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shumë seriozisht, dua te rejlektosh dhe nga dita e hënë te jete nje stage l ri I jetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne çdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin". Ne oren 15:03, Evis Berberi : "Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmonë më shumë se sa kam pasur mundesi ta ktltej. Nuk do të zhgënjej, përkrundrazi. ".

Ne lidhje me komunikimin e mesiperm, SPAK evidenton faktin se më 31 maj 2021 Berberi eshte emeruar në detyrën e Drejtorit te Pergjithshëm te Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ora 12:45
“Na e kërkoi Pëllumbi”, si ndryshuan kriteret për tenderin e Tunelit të Llogarasë që t’i plotësonte ‘Gjoka Construction”

1761934247_belindaballuku.jpg

Ligji e thoshte qartë që kompania që duhet të merrte tenderin e parë për ndërtimin e tunelit të llogarasë duhet të kishte 5 vite eksperiencë dhe të paktën të kishte ndërtuar me të paktën 70% të fondit limit një tunel por “GJoka Construction” nuk i plotësonte këto kritere.

U ndryshua kriteri i fitimit të kompanive pjesëmarrëse në tender: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin realizuar një fitim përpara taksave, interesave dhe amortizimit prej 50 milionë euro në 5 vitet e fundit, që përkonte me periudhën 2015 – 2019. Në kriteret e rishikuara ky kriter është zvogëluar me 2.5 herë në vlerën e 20 milionë euro; u ndryshua kriteri i vlerës së punëve të ngjashme: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin realizuar punime me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, por në kriteret e rishikuar kjo vlerë u ul në masën 50% të fondit limit të kontratës; dhe u ndryshua kriteri i specikimeve të punëve të ngjashme: fillimisht kërkohej ndërtimi i tetë kilometrave tunel në 5 vitet e fundit, por me rishikimin e kritereve kërkohej që këto punime të ishin realizuar në 3 vitet e fundit. Nëse rishikimi i dy kritereve të para dukej sikur zgjeronte numrin e kompanive pjesëmarrëse në tender, kriteri i tretë kishte për qëllim që ta orientonte tenderin drejt një kompanie të vetme.

SPAK në dosje jep një komunikim të Ballukut me vartësin e vet Berberi që e konfirmon këte.

“Ne daten 26.0 l.2021 , ne oren 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dergon shetasit Evis Berberi mesazhin: "Nje pyetje". Ne oren 12:25, Evis Berberi: "Po". Ne oren 12:26, Belinda Balluku: "Kemi ndrysltuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???". Ne oren 12:26, Evis Berberi: "Kerkoi Pellumbi tejete 3 nga 5 vitet e fundit". Ne oren 12:27, Belinda Balluku: "Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP? ". Ne oren 12:27-12:31, Evis Berberi: "Ne kpp cfare kerkese eshte here Te takimi qe patem ne dt 31 dlljetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e (um/it Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar Ire vitet efundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty", thuhet në dosje.

 

SPAK jep madje edhe një tjetër takim të posaçëm për të diskutuar kritere të tjera.

“Ne lidhje me komunikimin e mesiperm jane evidentuar bisedat te zhvilluara ne aplikacionin "Signal Private Messenger" midis shtetasve Evis Berberi dhe Arta Gurabardhi, ku si fillim këta shtetas diskutojne per nje takim qe dote kryejne ne daten 31.12.2020, ndersane daten 05.01.2021 komunikojne per t'u takuar edhe njehere me Pellumbin per te diskutuar ne lidhje me kriterin e puneve te ngjashme. Komunikimet jane si me poshte: Ne daten 30. 12.2020, ne oren 20:48, shtetasja Arta Gurabardhi i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhet ''Visi site kam Mund te te tel?". Ne oren 20:48, Evis Berberi: "Poo". Ne oren 20:49, shtetasja Arta Gurabardhi telefonon shtetasin Evis Berberi. Ne oren 20:57, Arta Gurabardhi: ''Visi eke ok ta leme ne 11 ?".Ne oren 20:59, Evis Berberi: "Ok". • Ne daten 31.12.2020, ne oren L 0:5 L, shtetasi Evis Berberi i dergon shtetases Aita Gurabardhi mesazhin "Je ne mie?". Ne oren I 0:58, Aita Gurabardhi: "Visi ketu jam Po te pres". Ne oren 10:59, Ev is Berberi: "5 min". Ne oren 11 :0 I, Aita Gurabardhi: "Pa merak".

 

• Ne daten 05 .0 L.202 L, ne oren 09:24-09:25, shtetasja Arta Gurabardhi i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhet: "Visi gjes. Te uroj vit te mbare. Ike nr atij Pellumbit se nuk ia kam ruajtur ta therrasim dhe nje here per ate ceshtjen e eksperiences se meparshme? Do kesh mundesi ti sot rreth ores 11?". Ne oren 09:26, Evis Berberi: "Po beso do kaloj per nr ta slëh". Ne oren 09:26, Arta Gurabardhi: "Okjlm". Ne oren 09:26, Evis Berberi: "Se paskam". Ne oren 09:26, Aita Gurabardhi: "Ok see gjej". Ne oren 10:54, shtetasja Aita Gurabardhi telefonon shtetasin Evis Berberi“, thuhet në dosje.

Duke u ndryshuar kriteret duhej shtyrë edhe afati i tenderit fillimisht. hapja e ofertave ishte caktuar në datën 12 shkurt 2021, por pak ditë para se të afrohej data e hapjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e shtyu afatin e tenderit për në 12 mars 2021