Po shkonte në shtëpi me makinë, 32-vjeçari në Laç kërcënohet me armë nga disa persona pranë shinave të trenit

Po shkonte në shtëpi me makinë,  32-vjeçari në Laç kërcënohet me armë nga disa persona pranë shinave të trenit

Foto ilustruese

Një 32-vjeçar në Laç po shkonte në shtëpi me automjet kur u kërcënua me armë nga disa persona që lëviznin në drejtim të kundërt me të.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shinave të trenit në lagjen nr.6, ku autorët qëlluan me armë zjarri në ajër.

 32-vjeçari i identifikuar si S.D., ka njoftuar forcat blu që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, rezultoi që i riu nuk pësoi lëndime si dhe nuk kishte dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Ndërkohë vijon puna intensive me forca policore në terren duke  ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës