Po shkonte për të vrarë tre persona, 36 vjeçari nga Fieri ia mbath sapo shikon policinë (VIDEO)

FIER- Policia ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen "15 Tetori", 30 vjeçarin me iniciale L. P.,  25 vjeçarin K. P., dhe 28 vjeçarin A. P., është larguar për të marrë një armë zjarri.

Më pas Ilirjan Progonati është kthyer me synimin për t'i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë policinë të afrohej drejt tij, është larguar me shpejtësi. Pas kontrolleve nga policia, është gjetur në shtëpinë e 59 vjeçarit me iniciale A. M., i cili u arrestua për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij Progonatin. Mësohet se 36 vjeçari u kishte borxh këtyre personave, me të cilët është konfliktuar.

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Arma e sekuestruar

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 16/08/2020 08:26

    Komisarjati fierit nuk funksionon fare ,policat kur patrullojn ,jan bandita fare

    Përgjigju
  • Artan: 15/08/2020 18:20

    Ore ca operacioni genjeni sikur e kapet me informacione , i biri i botes kaloi gjysmen e Fierit me automatik ne dore dhe shyqyr si gjeti ata qe kerkonte ju beni sikur e kapet te dera e shtepise .Pika qe nuk ju bie se per ndonje pace e pilaf jeni .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë