Që nga vendimi për të vendosur komunarët e zgjedhur në komunat me shumicë serbe, është e vështirë të ndash mes të vërtetës dhe propagandës. Njësoj si në një luftë kur kundërshtari demonizohet dhe nuk ka bërë asgjë të drejtë: Albini është shkatërruesi i Kosovës; ai që po e prish me aleatët, po i shpërfill dhe po i jep një dorë Vuçiçit.
E vërteta është që jemi në një moment historik dhe rasti që Albini hedh zaret, nuk do të thotë që është fitorja e sigurt, por as nuk do të thotë që nuk ka shanse për një ripozicionim më dinjitoz të Kosovës në marrëdhëniet me aleatët apo në tryezën e bisedimeve. Por që edhe kishte ardhur koha që më së fundi komunat serbofone të kenë një qasje më luajale ndaj shtetit kosovar, këtë pak e mohojnë. Sa qëndron narrativa se është momenti i gabuar?
Dy aleatët kryesorë të Serbisë, Rusia dhe Kina, i kanë duart e zëna në konflikte.
Njëra në Ukrainë dhe tjetra në Detin e Kinës. Është e vërtetë që në konflikt janë me SHBA-të, por a do ta kishte më kollaj Kurti të përplasej me Serbinë në kushtet kur aleatët e saj janë me duar të lidhura? Padyshim që e ka më lehtë me një Putin që i zien koka në Ukrainë pale të mendojë për Serbinë; sikurse një Kinë që po i zënë frymën në brigjet e saj. Është e vërtetë që SHBA-ja është e angazhuar në këto konflikte, por Perëndimi ka eksponencialisht fuqi më të madhe ushtarake sesa kundërshtarët e tij dhe është në gjendje të përballojë luftën e ftohtë dhe të nxehtë në disa fronte.
Një argument tjetër në favor është se me Vuçiçin mund të bëhen negociata tani që është i dobët dhe i ka duart e zëna nga protestat. Një Vuçiç që i mbijeton protestave ose një opozitë demokratike serbe, janë padyshim në disfavor të Kosovës dhe më të avantazhuara në tryezën e bisedimeve në të ardhmen.
Padyshim që Kurti ka bërë gabim duke mos u koordinuar me Tiranën, por ne nuk e dimë nëse agjencitë e inteligjencës ose Pentagoni apo Britania, nuk i kanë dhënë lejen.
Nuk dimë edhe deri ku do të shtyhet Kurti. Nëse ai mendon që kryetarët t’i lerë shqiptarë apo të gjejë “serbë të mirë” siç Milisheviçi gjente dikur “shqiptarë të mirë” tip Sinan Hasani, atëherë gabon. Nëse mendon një rinegocim të statusit të Asocacionit sipas modelit kroat, atëherë është në rrugën e duhur.
Do ia dalë? Kësaj nuk i jep dot përgjigje askush pasi shumë faktorë janë në lojë dhe secili ka agjendën e tij. Pa harruar humorin personal të udhëheqësve të kombeve apo fatet e luftërave që janë në vijim. Por në fund të fundit Kurti ia doli të tregojë që Kosova nuk ka çfarë lëshon më pe dhe kjo është jo pak.
Kurti e di ç'bën ,në fund të fundit vendos ligjin në çdo cep të Kosovës dhe kjo e bën shtet Kosovën. Nqs diçka duhet bërë mbrapa do e bëjë por jo pa marrë diçka tjetër, dhe gjithmonë në bazë të atij ligji që vetë gjykata speciale mbështetet
PërgjigjuKurti ka të drejt dhe duhet mbështetur. Kosova është kthyer në një lodër në dorë të SHBA dhe BE dhe shtyhet ose afrohet nga humori i politikanëve të tyre. Turp për Kryeministrin, politikën shqiptare dhe opozitën kosovare. Ato duhet të ishin të bashkuera në anë të qeverisë së Kosovës. Politikan te tille i duhen sot botës shqiptare të vendosur të mbrojnë me dinjitet interesat e ventit të tyre. Boll ka falur dhe lëshuar Kosova. Kërkesat i bëhen qeverisë së Kosovës kur dihet se kush i organizon dhe financon këto protesta. Për Serbin asnjë fjalë. A janë vërtet aleatët tanë?
PërgjigjuKosovës iu kërkua demarkaconi me Maqedoninë dhe lëshime. Pastaj iu kërkua demarkacioni me Malin e Zi dhe lëshime. Të gjitha nën presionin e liberalizimit të vizave. Kosovës iu imponua plani i Ahtisaarit ku serbishtja, gjuhë e 3% të popullsisë duhet njohur në nivel shtetëror dhe jo vetëm vendor aty ku serët janë shumicë. Serbët kanë vende në Kuvend të garantuara dhe janë të mbi-përfaqësuar për të patur garancinë që shqiptarët mos "t'i nënshtrojnë". Tani duan Asociacion për vetëqeverisje me kompetenca ekzekutive sië Shtet brenda Shtetit. Përse i gjithi ky avantazh vetëm për serbët në Kosovë dhe jo për shqiptarët në Luginë? Serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Luginë, janë prodhim i ndarjes në dy Shtete por me trajtime plotësisht jo simetrike. (z. Rama këtë a vëren? Apo i'u jemi nënshtruar totalisht paaftësisë për të vendosur se çfarë është mirë për ne dhe çfarë nuk është?). Kurti këtu është thjeshtë parimtar. Me gjithë mirënjohjen ndaj Perëndimit që ndali spastrimin etnik në Kosovë, mjaft është mjaft. Në gjithë këtë përjudhë, Serbia në asnjë moment nuk është ngopur dhe ka ngritur gjithnjë e më shumë nivelin e kërkesave dhe mbërthyrjen e Kosovës në lak. Kjo edhe për faj të korruptuarve që nën shantazhin e zbardhjes së pislliqëve, kanë lëshuar pe çdo herë dhe plus kësaj, kanë dëmtuar seriozisht reputacionin e Kosovës tek partnert që i kanë aq të shtrenjtë sikur "Kosova është nje vend budallenjsh islamikë të korruptuar" gjë që Serbia e ka përdorur çdo herë për shantazhim të shqiptarëve aty. Duke ndezur edhe ndenjen e pendimit tek Perëndimorët se pse e bombarduam Serbinë në një kohë që tani që iu dhamë Kosovën shqiptarëve, kta u sjellkan si dele. Nuk ta garanton askush pavarsinë pafundsisht po s'punove për vendin dhe natyrisht me Asociacionin duan të mbyllin problemet mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyre që të mos merren me vende problematike. Se fundja s'na e kanë borxh. Kshu që Kurti këtu po kërkon atë që gjitha qeveritë e mëparshmë s'kanë patur dijen apo kurajon të kërkojnë.