SHBA-Një person i paidentifikuar u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë territorit jugor të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Daily Mail ngjarja u regjistrua rreth orës 16:20 me orën lokale.

Para se të tentonte të hynte në Shtëpinë e Bardhë, raportohet se autori ka thënë para një grupi kalimtarësh fjalë ofenduese.

Ndërkohë nuk dihet nëse Donald Trump ndodhej aty në momentin e incidentit.