Një aeroplan luftarak amerikan hapi zjarr ndaj një anije cisternë nafte në Gjirin e Omanit, që po përpiqej të transportonte naftë bruto nga Irani, duke shkelur bllokadën e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi në një postim në rrjetin social ‘X’ se avioni "qëlloi municione në mënyrë precize në dhomën e motorëve të anijes, pasi ekuipazhi refuzoi vazhdimisht t'u bindej direktivave të forcave amerikane".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Ishim afër një marrëveshjeje, por Teherani po na trajton si budallenj! Sot do ta sulmojmë fuqishëm Iranin! SHBA sulmon cisternën e naftës në Gjirin e Omanit










