Ermal Beqiri, drejtori IT pranë Drejtorisë së Përgjitshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) i dyshuar se i ka dhënë një shoqërie të lidhur me të, tendera të shpallur nga vetë zyra e tij, vazhdon të punojë në këtë post.
Nga një hetim i kryer nga Shqiptarja.com, rezulton se Beqiri nuk është hequr deri tani nga detyra e tij, siç në fakt burime nga Partia Socialiste kishin bërë të ditur. Emërimi i Beqirit është një nga ato emërime të lidhur me ate fenoment politik që Edi Rama gjatë fushatës së tij elektorale e kishte perkufizuar si ‘tepsia’ dhe kundër së cilit ishte impenjuar publikisht për të luftuar. Drejtoria e përgjithshme e hipotekave është një nga agjencitë më të mëdha, kontrolli politik i së cilës ishte marrë nga LSI në momentin e formimit të qeverisë së lindur pas zgjedhjeve të qershorit 2013. Beqiri ishte një njeri besnik i LSI-se dhe si i tillë kishte marrë një detyrë të rëndësishme teknike por me origjinë të qartë politike: drejtimin e zyrës IT të ZRPP.
Profili i tij profesional, nga ana tjetër, nuk i lejonte të aspironte një detyrë më të rëndësishme. Në kohë të qeverisë Berisha (përherë falë mbështetjes së LSI-se) kishte qënë drejtor IT pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe pastaj teknik IT dhe lektor pranë të famshmit Universiteti Kristal (ajo e diplomes falso të birit të politikanit italian Umberto Bossi). Pikërisht pranë Universitetit Kristal, Beqiri kishte krijuar zyrat e shoqërisë së tij.Sipas lajmeve të publikuara ne media, Ermal Beqiri “ ka shkruar ne kurrikulumin e depozituar ne Gjykaten e Larte, se pervec eksperiences si lektor ne nje fakultet privat, ka punuar ne marketing, negocim me klientet per furnitoret, ka punuar ne instalime portash elektronike dhe alarmesh elektrike.Nga nje burim tjeter referuar CV-se se dorezuar ne gjykate del se “në vitet 2003-2004 ka qenë i punësuar si kamerier në restorantin universitar, ndërsa në vitin 2002 ka punuar në montim garazhesh. Hobi ka notin, futbollin, robotikën dhe informatikën.”
I besuari i LSI vijon të bëjë biznes me institucionet e PS
Me mbylljen e “Kristalit”, i tronditur nga skandali i diplomave të ‘shpikura’, dhe emërimit drejtor IT prane ZRPP, Beqiri ka vazhduar karrierën e tij politike duke u marrë me tenderat e hipotekave, dhe duke marrë pjesë, nëpërmjet shoqërisë Soft & Solution në pronësi të ish përfaqësueses së tij ligjore Arjola Koromani (edhe ajo ‘’cuditerisht’’ me zyra pranë universitetit Kristal) ne dhjetra tendera të tjerë të shpallur nga institucione publike. Fillimisht Beqiri garonte dhe fitonte kryesisht pranë institucioneve të lidhura politikisht me LSI, pastaj, loja e ‘tepsisë’ u zgjerua dhe ai filloi të fitonte tendera, disa herë madje edhe pa garë, edhe pranë institucioneve të lidhura politikisht me Partine Socialiste.
Vazhdoi kështu deri në krizën politike të shpërthyer mes PS dhe LSI në prag të zgjedhjeve politike të qershorit 2017: deri në atë moment, i riu Beqiri dukej se gëzonte mbrojtjen që sistemi i tepsise i ofronte të gjithë atyre që i përkisnin. Pastaj, Rama vendosi të prishe sistemin dhe duke denoncuar sistemin ka premtuar të denoncoje të gjithe rastet e abuzimeve të bëra në emër të tepsisë. ZRPP nuk mund t’i shpëtonte këtij operacioni pastrimi, dhe kështu, në mes të verës, pak javë pas fitores si timonier i vetëm i qeverisë, Rama thirri të gjithë drejtorët e hipotekave, duke u kërkuar të dorëhiqen menjëherë, duke i konsideruar të paaftë dhe të korruptuar. Ishin të njëjtat ditë kur dilte në skenë emri i Ermal Beqirit, si një prej përfituesve të tenderave publikë të dyshimtë. Burime prane Partise Socialiste kishin bërë me dije se stuhia e saponisur kundër tepsisë do të kishte marrë me vete edhe Ermal Beqirin dhe aleatet e tij. Por deri sot, drejtorët e hipotekave kane ikur, ndërsa Ermal Beqiri dhe aleatet e tij janë ende në vendet e tyre. Sigurisht stuhia ende s’ka mbaruar (madje, sapo ka nisur), ndaj nuk mbetet gjë tjetër veç të presim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com